Lajme Zone
FBI nën sulm kibernetik, hakerat dyshohet se kanë depërtuar në bazën e të dhënave kriminale të SHBA-së
TeknologjiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

FBI nën sulm kibernetik, hakerat dyshohet se kanë depërtuar në bazën e të dhënave kriminale të SHBA-së

Sipas mediave amerikane, që citojnë dy persona të informuar mbi çështjen, bëhet fjalë për një shkelje të mundshme të sistemit të Qendrës Kombëtare të Informacionit për Krimin, një prej databazave më të rëndësishme që përdorin autoritetet amerikane.

FBI po heton një sulm të mundshëm kibernetik ndaj bazës së saj të të dhënave kriminale, e cila përdoret nga agjencitë federale dhe policia lokale në SHBA për të shkëmbyer informacione mbi personat e kërkuar, urdhër-arrestet dhe të dhënat kriminale. Sipas mediave amerikane, që citojnë dy persona të informuar mbi çështjen, bëhet fjalë për një shkelje të mundshme të sistemit të Qendrës Kombëtare të Informacionit për Krimin (NCIC), një prej databazave më të rëndësishme që përdorin autoritetet amerikane. FBI nuk ka komentuar ende publikisht mbi rastin. LEXO EDHE:Arrestohet ‘El Chapo Isidro’, perandori i drogës në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së! Luftë guerrile në bastionin e fentanilit në Meksikë, të paktën 11 të vrarë I pyetur për këtë çështje në një intervistë për Fox News, Presidenti Donald Trump tha se sapo kishte marrë dijeni për sulmin, duke e cilësuar atë si një zhvillim shqetësues. "Nuk më pëlqen kjo", u shpreh Trump, duke shtuar se nga incidenti mund të dalin edhe informacione që përndryshe nuk do të ishin zbuluar. Ngjarja vjen në një kohë kur institucionet amerikane po përballen me shqetësime në rritje për sigurinë kibernetike. Javën e kaluar, disa ndërprerje teknologjike prekën sektorin bankar, kontrollin e trafikut ajror dhe shërbime të tjera në SHBA. Zyrtarët sqaruan se këto probleme nuk u shkaktuan nga sulme kibernetike. Ndërkohë, në shtator, FBI nisi një tjetër hetim pas pretendimeve të grupit të hakerëve ShinyHunters se kishte vjedhur të dhënat personale të rreth 38 mijë punonjësve të agjencisë, raporton BBC. Një tjetër incident i dyshuar është raportuar edhe në Departamentin e Bujqësisë të SHBA-së (USDA). Sipas NBC, punonjësit janë njoftuar se sistemi i pagesave për fermerët ishte shënjestruar nga një sulm kibernetik. Deri më tani, autoritetet amerikane nuk kanë dhënë detaje mbi shkallën e dëmit apo nëse të dhënat e sistemit NCIC janë vjedhur. A.C A.C Shqiptarja.com TAG: SHBA sulm kibernetik FBI Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

21 Nëntor, 17:11

Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 72.7% Protesta 21.5% Asnjëra 5.8% Vota total: 970 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?