Lajme Zone
FBI në Tiranë, Ervin Demo jep mesazhin e parë si ministër i Brendshëm
PolitikëPamfleti

FBI në Tiranë, Ervin Demo jep mesazhin e parë si ministër i Brendshëm

Demo theksoi rëndësinë bashkëpunimit mes institucioneve dhe vendeve të ndryshme në përballjen me kriminalitetin.

Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo, ka bërë daljen e tij të parë publike që prej marrjes së detyrës, gjatë ceremonisë së hapjes së Konferencës së 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European Chapter.

Demo theksoi rëndësinë bashkëpunimit mes institucioneve dhe vendeve të ndryshme në përballjen me kriminalitetin.

Sipas ministrit, bashkëpunimi ndërkombëtar është një nevojë e domosdoshme dhe jo një alternativë.

“Në luftën kundër krimit nuk ka vend për pushim dhe vetëkënaqësi. Duhet të bëjmë edhe më shumë, edhe më mirë. Policia e Shtetit, prokuroria, SPAK, institucionet e drejtësisë janë pjesë e një arkitekture bashkëpunimi. Uroj të vendosim një gur të mëtejshëm themeli në këtë takim. Eksperienca e FBI ka një vlerë të pazëvëndësueshme. Rritja e kapaciteteve tona është prioritet. Digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet. Ky vit shënon 10 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi, shumë është bërë gjatë këtyre viteve, por kemi ende rrugë përpara. Do doja t’ju uroja punë të mbarë dhe qëndrim të këndshëm në Shqipëri. Kjo është hera e parë e imja që shfaqem si ministër i Brendshëm në Shqipëri, mezi pres të forcojmë më shumë partneritetin. Shpresoj të keni pak kohë të vizitoni Beratin”, tha Demo.

Ministri theksoi gjithashtu rezultatet e arritura në drejtim të konfiskimit të aseteve kriminale, ndërsa veçoi rolin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe ndërkombëtar. Demo nënvizoi se rezultatet në luftën kundër krimit lidhen drejtpërdrejt me aftësinë e institucioneve për të bashkëpunuar.

Sipas tij, rritja e besimit mes partnerëve krijon më shumë mundësi për bashkëpunim dhe sjell rezultate konkrete.fbi në tiranë ervin demo Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Loja dinake e Edi Ramës me diasporën në SHBA 21 Shtator 2026, 10:2310:23Politike Nga korrupsioni te Zvërneci/ Eurodeputetët në Tiranë, PD hap dosjet e Ramës 21 Shtator 2026, 08:4008:40Politike Vendimi i Hagës, Rama nga SHBA ‘lan duart’ me ish krerët e UÇK-së: Shqipëria s’mund të bëjë asgjë më shumë 21 Shtator 2026, 07:5107:51Politike Tri botët paralele të përbindëshit politik të Edi Ramës 20 Shtator 2026, 14:3714:37Politike Ish krerët e UÇK u dënuan në Hagë, opozita kërkon interpelancë urgjente me Ramën 20 Shtator 2026, 14:1114:11Politike Nga Prizreni në kupolën e NATO-s/ Kush është gjenerali gjerman që merr një nga postet kyçe të Aleancës 20 Shtator 2026, 13:2313:23Politike