Lajme Zone
Faturat e energjisë, ERE propozon kufi 3-mujor për faturimin pa lexim të matësit
EkonomiCNA

Faturat e energjisë, ERE propozon kufi 3-mujor për faturimin pa lexim të matësit

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka propozuar rregulla të reja për faturimin e energjisë elektrike në rastet kur mungojnë përkohësisht të dhënat e matësve, duke vendosur një kufi maksimal prej tre muajsh për përdorimin e vlerave referuese. Projektmetodologjia, e bashkëlidhur vendimit nr. 287, datë 8 tetor 2026, publikuar kete te marte përcakton mënyrën e llogaritjes së konsumit kur matësi është

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka propozuar rregulla të reja për faturimin e energjisë elektrike në rastet kur mungojnë përkohësisht të dhënat e matësve, duke vendosur një kufi maksimal prej tre muajsh për përdorimin e vlerave referuese.

Projektmetodologjia, e bashkëlidhur vendimit nr. 287, datë 8 tetor 2026, publikuar kete te marte përcakton mënyrën e llogaritjes së konsumit kur matësi është i dëmtuar, nuk funksionon sipas kushteve teknike ose kur të dhënat e matjes janë të paarritshme. Sipas dokumentit të ERE-s, faturimi me vlerë referuese do të përdoret kur të dhënat faktike mungojnë për më shumë se një muaj. Kjo mënyrë faturimi nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj dhe ndërpritet sapo të sigurohen leximet reale.

Metodologjia parashikon që fatura të llogaritet fillimisht mbi bazën e konsumit të regjistruar në të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Në mungesë të kësaj të dhëne, furnizuesi do të përdorë mesataren mujore të konsumit gjatë 12 muajve të fundit. Për kontratat me histori më të shkurtër, përllogaritja do të mbështetet te muajt për të cilët ekzistojnë matje faktike.

Klientët që nuk kanë asnjë të dhënë të regjistruar të konsumit do të faturohen me vlerë referuese prej zero kilovator-orësh (kWh), për një periudhë maksimale prej tre muajsh. Një tjetër dispozitë përcakton korrigjimin e detyrueshëm të faturave pas sigurimit të të dhënave reale të konsumit. Nëse konsumi faktik është më i lartë se ai i faturuar, diferenca do t’i ngarkohet klientit në faturën pasardhëse. Nëse rezulton më i ulët, shuma përkatëse do të zbritet nga detyrimi i tij.

Furnizuesit do të duhet të dokumentojnë arsyen e mungesës së matjes, metodën e përllogaritjes dhe korrigjimet e kryera. Ata do të raportojnë pranë ERE-s çdo katër muaj mbi numrin e klientëve të faturuar me vlera referuese, sasitë e energjisë dhe diferencat e konstatuara pas leximeve faktike.

Drafti përjashton nga ky mekanizëm rastet kur mungesa e aksesit në të dhënat e matjes lidhet vetëm me vendosjen e matësve në bokse kolektive. Në këto raste, furnizuesi dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes duhet të marrin masa për sigurimin e të dhënave faktike. Metodologjia përcakton gjithashtu se faturimi me vlera referuese është një mekanizëm i përkohshëm dhe nuk mund të zëvendësojë përfundimisht matjen e konsumit real. Rregullat e propozuara nuk janë ende në fuqi. Sipas projektit, metodologjia do të zbatohet pas miratimit përfundimtar dhe botimit në Fletoren Zyrtare./Monitor Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.