Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin e 32-vjeçares Julide Yazici, e cila u arrestua në Shqipëri, pasi dyshohej se kishte lidhje me një organizatë të konsideruar terroriste nga Ankaraja zyrtare.
Sipas raportimeve në dosjen e autoriteteve turke thuhet se 32-vjeçarja ishte shpallur në kërkim për përfshirjen e saj të dyshuar në protesta për mbrojtjen e të drejtave të pakicës kurde, të zhvilluara disa vite më parë në Turqi.
Gjithashtu, autoritetet pretendojnë se gjatë kontrolleve në një banesë në Stamboll janë sekuestruar prova materialo-dokumentuese që lidhen me hetimin. Për këto akuza, Julide Yazici është dënuar më parë në mungesë nga drejtësia turke me 4 vite burgim. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.
