Lajme Zone
Fatos Çoçoli: Ç’përfitojmë nga transfertat e parave IPSA?
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Fatos Çoçoli: Ç’përfitojmë nga transfertat e parave IPSA?

Paratë transferohen për 10 sekonda, 24 orë në 24 dhe 7 ditë në 7 ditë të javës. Sistemi IPSA përfaqëson një infrastrukturë të re financiare, që na mundëson kryerjen e transfertave të menjëhershme të parave ndërmjet bankave, si në lekë, ashtu edhe në euro.

Nga sot, 23 nëntor 2026, Banka e Shqipërisë ka vënë zyrtarisht në funksionim sistemin IPSA (TIPS Clone). Ky sistem përfaqëson një infrastrukturë të re financiare, që na mundëson kryerjen e transfertave të menjëhershme të parave ndërmjet bankave, si në lekë, ashtu edhe në euro. Çfarë ndryshon me IPSA? LEXO edhe...Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 40 mijë lekë pa komision! Sejko: Bizneset e qytetarët kursejnë 400 mln euro Ky zhvillim nuk është thjesht një risi teknologjike për sektorin bankar. Ai përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si ne si qytetarë dhe bizneset do të kryejmë pagesat, do të administrojmë paratë dhe do të ndërveprojmë me sistemin financiar. Në thelb, kemi të bëjmë me kalimin nga një sistem ku shpejtësia e transfertave bankare varej nga procedurat dhe oraret e përpunimit të bankave, drejt një sistemi ku paratë mund të kalojnë nga një llogari në tjetrën, nga një bankë në tjetrën në kohë reale. Pra, pa pritur hapjen e bankës ditën tjetër më 9 të mëngjezit, për shembull. Me aktivizimin e IPSA-s, qytetarët dhe bizneset transferojnë para nga një bankë në tjetrën brenda pak sekondash, përmes aplikacioneve bankare, pa qenë e nevojshme të presin orët apo ditët e përpunimit që karakterizonin një pjesë të transfertave bankare tradicionale. Për të kryer një transfertë parash, ne si qytetarë mjafton të hyjmë në aplikacionin e bankës sonë tregtare, ku kemi llogarinë në lekë apo euro, dhe të zgjedhin opsionin (variantin) e pagesës së menjëhershme. Pra, shpejtësia e pagesës nuk është më një privilegj i transfertave brenda së njëjtës bankë, por bëhet një mundësi edhe për transfertat ndërmjet bankave. Një nga risitë më të rëndësishme është eliminimi i komisioneve për transfertat deri në 40 mijë lekë. Për qytetarët, kjo do të thotë që pagesat e vogla të përditshme, dërgimi i parave tek familjarët, pagesat mes individëve apo shlyerja e detyrimeve të ndryshme do të kryhen pa kosto shtesë, përmes aplikacioneve bankare. Ky është një nxitës i drejtpërdrejtë për të përdorur më shumë paranë elektronike dhe për të reduktuar përdorimin e parasë fizike. Në një ekonomi si e jona, ku paraja cash vazhdon të ketë një peshë të konsiderueshme në transaksionet tona të përditshme, ulja e kostos dhe e kohës së pagesave ndikon ndjeshëm në sjelljen tonë financiare. Nga shpejtësia e pagesave tek rritja e eficiencës ekonomike Rëndësia e IPSA-s duhet parë përtej përfitimit individual të çdonjërit prej nesh si qytetarë apo sipërmarrës. Një sistem pagesash që funksionon në kohë reale është një mekanizëm që përmirëson qarkullimin e parasë në të gjithë ekonominë tonë. Për bizneset, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, shpejtësia e arkëtimeve dhe e transfertave është një element thelbësor i aktivitetit të tyre të përditshëm. Kur një biznes merr pagesën menjëherë, ai mund t'i përdorë fondet për të paguar furnitorët, punonjësit apo detyrimet e tjera, pa pasur nevojë të presë për përpunimin e transfertave. Kjo përmirëson administrimin e likuiditetit, redukton nevojën për të mbajtur rezerva të panevojshme parash dhe lehtëson planifikimin financiar. Për një biznes të vogël, edhe një ditë më pak pritjeje për arkëtimin e një fature ka rëndësi për vazhdimësinë e aktivitetit ekonomik. Përfitimet janë të dukshme edhe në marrëdhëniet ndërmjet bizneseve dhe konsumatorëve. Pagesat e menjëhershme mund të lehtësojnë tregtinë elektronike, shërbimet në distancë dhe transaksionet e përditshme, duke krijuar një mjedis më të shpejtë dhe më praktik për zhvillimin e aktivitetit tregtar. Përfitimet nga IPSAUl koston e transfertave (zero lekë deri në 40.000 lekë)Përmirëson administrimin e likuiditetitPakëson neojën për të mbajtur rezerva të panevojshme parash Lehtëson planifikimin financiarLehtëson tregtinë elektronikeNxit shërbimet në distancëPërshpejton qarkullimin e parasëNë këtë kuptim, IPSA nuk është vetëm një sistem i ri bankar. Ai është një instrument që përshpejton qarkullimin e parasë, të reduktojë kostot e transaksioneve dhe të rrisë produktivitetin e ekonomisë. Një infrastrukturë sipas modelit evropian TIPS Një tjetër dimension i rëndësishëm i kësaj infrastrukture është përafrimi me infrastrukturën evropiane të pagesave. Sistemi IPSA është ndërtuar sipas modelit TIPS (TARGET Instant Payment Settlement-në shqip, Marrëveshja e Pagesave të Menjëhershme), i cili përdoret në Bashkimin Evropian për shlyerjen e pagesave të menjëhershme. Kjo zgjedhje ka rëndësi strategjike, sepse Shqipëria nuk po zhvillon thjesht një zgjidhje teknologjike të izoluar, por po përafron infrastrukturën e saj financiare me një model të përdorur në tregun evropian. Në kushtet kur integrimi në Bashkimin Evropian kërkon përafrimin jo vetëm të legjislacionit, por edhe të sistemeve dhe standardeve ekonomike, modernizimi i pagesave përbën një pjesë konkrete të procesit të integrimit. Sinergjia SEPA-IPSA Nga 7 nëntori 2025, ne jemi konkretisht në Zonën SEPA të pagesave bankare dhe këtë lehtësim dhe kursim kemi 13 muaj që po e ndjejmë. Ndërsa Zona Unike e Pagesave në Euro (SEPA) lehtëson transfertat në euro ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve pjesëmarrëse në këtë hapësirë, IPSA na mundëson pagesa të menjëhershme ndërmjet bankave në sistemin tonë bankar, si në lekë, ashtu edhe në euro. Pra, kemi dy mekanizma që plotësojnë njëri-tjetrin. I pari lehtëson integrimin e Shqipërisë në hapësirën evropiane të pagesave, ndërsa i dyti modernizon qarkullimin e parasë brenda vendit. 400 milionë euro kursime të mundshme për ekonominë shqiptare! Për të kuptuar përmasat ekonomike të modernizimit të pagesave, mjafton të kujtojmë një vlerësim të Bankës së Shqipërisë, të realizuar në bashkëpunim me Bankën Botërore. Sipas këtij studimi, kalimi nga pagesat me para fizike dhe transfertat në sportelet bankare drejt pagesave elektronike po i sjell gradualisht ekonomisë shqiptare kursime prej rreth 400 milionë eurosh. Kjo është një shifër me rëndësi të veçantë për një ekonomi si e jona. Ajo tregon se modernizimi i pagesave nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe një burim i mundshëm i konsiderueshëm leverdishërie ekonomike. Kursimet lidhen me disa faktorë: me reduktimin e kostove të prodhimit, transportit, administrimit dhe sigurisë së parasë fizike; me pakësimin e kohës që qytetarët dhe bizneset shpenzojnë për të kryer pagesa; me uljen e kostove të transaksioneve dhe me rritjen e transparencës së qarkullimit monetar. Nëse një pjesë e konsiderueshme e pagesave që sot kryhen me para në dorë do të kalonte në kanale elektronike, ekonomia jonë do të përfitonte nga një përdorim më racional i burimeve. Koha që qytetarët shpenzojnë për të shkuar në banka apo për të tërhequr para në sportele dhe bankomate, do të mund të përdorej për aktivitete të tjera ekonomike dhe produktive. Po kështu, bizneset kanë mundësi të reduktojnë kostot administrative dhe të përmirësojnë kontrollin mbi hyrjet dhe daljet financiare të tyre. 400 milionë eurot janë një potencial i vlerësuar kursimesh nga kalimi më i gjerë drejt pagesave elektronike, jo një përfitim që realizohet automatikisht me aktivizimin e IPSA-s. Për ta materializuar këtë potencial, na nevojitet zgjerimi i përdorimit të sistemit nga ne qytetarët, nga bizneset dhe nga institucionet publike. Xh.K/ReportTv.al transferta IPSA fatos cocoli banka e Shqiperise Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 70.9% Protesta 23.1% Asnjëra 6.1% Vota total: 2479 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?