Lajme Zone
Falimenton X-Media e vëllezërve Veshaj, platforma e blerë për 300 mijë euro nga Fidel Ylli; biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore
PolitikëPamfleti

Falimenton X-Media e vëllezërve Veshaj, platforma e blerë për 300 mijë euro nga Fidel Ylli; biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore

Krahas lejes për kullën 33 kate në Vlorë, përmes kompanisë DGC shpk, e cila ka gjasa të mbetet vetëm në letër për shkak të veprimit të SPAK-ut, vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj trumbetuan për muaj me radhë edhe platformën mediatike X-Media, si risi në tregun mediatik, me të cilën u duk se po realizonin ëndrrën e dikurshme për t’u kthyer në “manjatë” mediatikë.

Nga blerja e radios së Fidel Yllit për 300 mijë euro te financimi i X-Media, bilancet e kompanive të lidhura me vëllezërit Veshaj ngrenë pikëpyetje mbi burimin e parave dhe qëndrueshmërinë financiare të projekteve të tyre. Krahas lejes për kullën 33 kate në Vlorë, përmes kompanisë DGC shpk, e cila ka gjasa të mbetet vetëm në letër për shkak të veprimit të SPAK-ut, vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj trumbetuan për muaj me radhë edhe platformën mediatike X-Media, si risi në tregun mediatik, me të cilën u duk se po realizonin ëndrrën e dikurshme për t’u kthyer në “manjatë” mediatikë.

Platforma kamuflohet me kompaninë HOUSE OF ARTS RADIO TELEVIZION shpk, të cilët vëllezërit Veshaj ia blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, në tetor të vitit 2025, duke i ndryshuar emrin fillimisht në BOOMERANG MEDIA shpk dhe më pas në X-Media. Vetëm pak muaj pas lançimit, kjo platformë duket se ka falimentuar. Emisioni i fundit i bërë nga vëllezërit komiko-ndërtues mban datën e para 3 muajve, e që prej asaj dite heshtje e plotë. Që prej fillimit nuk dihet ku i gjeti paratë Romeo Veshaj 300 mijë euro që bleu Boom Boom Radion te Kullat Binjake dhe nuk dihet gjithashtu pse kjo radio u vendos në emër të Mario Veshaj, vëllait tjetër.

Disa evidenca dhe burime rinxjerrin në skenë biznesmenen 50-vjeçare, Silvana Kulla, e cila dyshohet se ka paguar paratë për blerjen e radios, duke u bërë më pas edhe sponsorja gjenerale e platformës. Në media është përfolur për një romancë të Silvana Kullës me Romeon 20 vjet më të ri, që mund të jetë burimi i sakrificës financiare, por kjo nuk përbën ndonjë interes publik. (Silvana Kulla) Pyetja që shtrohet është nëse pas blerjes së radios së Fidel Yllit me vlerë 300 mijë euro fshihet një plan mirëmenduar biznesi apo ndonjë skemë pastrimi parash. Me humbje rezulton edhe kompania tjetër DGC shpk, e cila ka marrë leje nga qeveria Rama për të ndërtuar kullë 33 kate në Vlorë. Financimin e një kulla të tillë e ka të vështirë t’a përballojë edhe koorporata e kokainës së Shpëtim Aliut. Ndërkaq, kompania e filmit të Donald Veshajt, themeluar në 2023, ON FRAME FILM PRODUCTION, në vitin 2024 rezulton me 50 mijë euro humbje dhe në vitin 2025 me rreth 60 mijë euro fitim. Nga një dyqan rrobash në Selitë, hapur 9 vite më parë, kanë nisur të deklarojnë fitime vetëm vitet e fundit. Fitimet vjetore deklarohen nga 90 mijë euro deri në 130 mijë euro. Bëhet fjalë për disa nipte si M11318034G, M31931020G, M42229038D, L71806023U, M51819008S etj., me objekt veprimtarie të njëjtë, por që kanë nisur të deklarojnë fitime të konsiderueshme vitet e fundit./Prapaskena screenshot 20260927 175008 chrome 1024x976 img 20260509 wa0012 1102x1536 1 735x1024 screenshot 20260927 171105 chrome 1 370x1024 1 Komente V Vertete 28 Shtator 2026, 09:25 Pastrim parash! Ku i gjeten keta 300000 euro? Edhe kullen me Anchor Beton qe eshte ne hetim nga SPAK, me cfare do e benin? Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Pasqyrë moj pasqyrë! Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta 28 Shtator 2026, 07:2007:20Aktualitet Moti merr kthesë, rriten sërish temperaturat në vend 28 Shtator 2026, 07:1507:15Aktualitet 120 ditë protestë/ Qytetarët mbyllin marshimin mes flakadanëve, kërkojnë arrestimin e Ramës 27 Shtator 2026, 22:1022:10Aktualitet Bashkëpunim me PD-në? Lapaj vendos kushtin e panegociueshëm për opozitën 27 Shtator 2026, 21:5421:54Aktualitet “Krimi ka kokë”/ Mesazhi para Kryeministrisë, protestuesit vijojnë revoltën në Tiranë 27 Shtator 2026, 21:2021:20Aktualitet Rokadë ambasadorësh në horizont/ Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup! 27 Shtator 2026, 21:1321:13Aktualitet