Lajme Zone
FAKTET/ Ja deputeti analfabet, Kuvendi duhet të hapë kurs gjuhe
PolitikëCNA

FAKTET/ Ja deputeti analfabet, Kuvendi duhet të hapë kurs gjuhe

Kuvendi i Shqipërisë duhet të fillojë menjëherë kurset e A...

Kuvendi i Shqipërisë duhet të fillojë menjëherë kurset e Abetares dhe të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, për ta mësuar drejtshkrimin, pasi ka në përbërjen e vet deputetë analfabetë.

CNA ka sjellë këto ditë disa shkrime për një deputet analfabet, të pashkollë, me precedentë penale, të lidhur me krimin dhe i mbështetur nga krimi dhe droga për të dalë deputet në Qarkun Korçë. Deputeti i mbështetur nga krimi dhe droga ka skedë kriminale

11 Shtator, 12:10 Pas publikeve të bëra sot nga CNA, Fidel Kreka ka reaguar dhe ja çfarë ka shkruar: Por ja si duhej shkruar:

"Ta kam thënë shtrëngoje mirë mikrofonin, mos e lësho, o zari i Peleshit dhe zari i një…Unë jam në Korçë o, unë jam në PD o larvë"

Pra, deputeti analfabet, sa herë shkruan vetë, tregon se është totalisht injorant dhe analfebeti siç ne e kemi raportuar. Megjithëse, shumicën e statuseve dhe reagimeve të tij në rrjetet sociale ia bën Bravaldi, shkruan në komentet e shumë shumë budallallëqe. Por të paktën disa i ka pa gabime.

Ndërsa komentet dhe reagimet që shkruan vetë janë ku thërret qameti.

Analfabetizëm i pandashëm i nivelit më të lartë!

Kuvendi duhet të hapë urgjentisht kurs për gjuhën shqipe ose duhet bërë ligj që deputetët të shkruajnë 100 fjalë shqip, se nuk dinë të shkruajnë në gjuhën amtare e jo më të bëjnë ligje, këta farë horrash!

Ja çfarë thotë një redaktor gjuhësor për shqipen e Fidel Krekës:

Gabimet janë: mungesa e “ë”-së, pas fjalës “mikrofoni” duhet presje. Mos e lësho, prapë duhet presje pa “lësho”.O zari i Peleshit duhet, mungon “i” dhe zari një…. është e paplotë.“Unë jam në Korçë” duhet të fillonte me shkronjë të madhe dhe Korça duhet të jetë me shkronjë të madhe.Pas “o” duhet përsëri presje.Shkurt e shqip, analfabetizëm komplet i gjithë shkrimi i tij"./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.