Lajme Zone
Evis Sala vlerësohet nga platforma ndërkombëtare, ministrja e Shëndetësisë mes 100 grave influencuese në onkologji
PolitikëTop Channel

Evis Sala vlerësohet nga platforma ndërkombëtare, ministrja e Shëndetësisë mes 100 grave influencuese në onkologji

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, është përfshirë në listën e “100 Gratë Influencuese në Onkologji 2026”, të publikuar nga platforma ndërkombëtare OncoDaily, e cila fokusohet në zhvillimet dhe figurat e rëndësishme në fushën e onkologjisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, është përfshirë në listën e “100 Gratë Influencuese në Onkologji 2026”, të publikuar nga platforma ndërkombëtare OncoDaily, e cila fokusohet në zhvillimet dhe figurat e rëndësishme në fushën e onkologjisë. OncoDaily ka bërë publike 10 emrat e parë të listës për vitin 2026, ku mes tyre renditet edhe Evis Sala, duke e vlerësuar për angazhimin e saj në politikat shëndetësore dhe veçanërisht në fushën e trajtimit dhe parandalimit të kancerit në Shqipëri.

Sipas platformës, gjatë drejtimit të saj në Ministrinë e Shëndetësisë, onkologjia është vendosur në qendër të reformave kombëtare shëndetësore.

Në vlerësimin e publikuar përmenden disa prej nismave të lidhura me këtë fushë, përfshirë avancimin e krijimit të një Instituti Kombëtar të Onkologjisë dhe një Rrjeti Kombëtar të Kancerit, si dhe prezantimin e protokolleve të standardizuara për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale.

OncoDaily përmend gjithashtu zgjerimin e kapaciteteve rajonale për kimioterapinë dhe radioterapinë, rritjen e financimit për barnat kundër kancerit dhe forcimin e programeve të depistimit për kancerin e qafës së mitrës dhe parandalimin e HPV-së.

Në profilin e saj, OncoDaily evidenton edhe karrierën akademike dhe profesionale të Evis Salës.

“Ajo është profesore e Radiologjisë në Università Cattolica del Sacro Cuore në Romë dhe më herët ka drejtuar Departamentin e Imazherisë Diagnostike dhe Radioterapisë në Fondazione Policlinico Universitario Agostino Gemelli IRCCS”, shkruan platforma. As we continue our special OncoDaily tradition – the 𝟭𝟬𝟬 𝗜𝗻𝗳𝗹𝘂𝗲𝗻𝘁𝗶𝗮𝗹 𝗪𝗼𝗺𝗲𝗻 𝗶𝗻 𝗢𝗻𝗰𝗼𝗹𝗼𝗴𝘆 – We’re proud to introduce the first 10 remarkable women featured in our 2026 list💫

🪄Evis Sala (@EvisSala) is one of the first 10 women featured in the 100… pic.twitter.com/9x0gezARU5

— OncoDaily (@oncodaily) August 27, 2026 Top Channel