Lajme Zone
Evis Sala përzgjidhet ndër 10 gratë më me ndikim në onkologji në botë
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Evis Sala përzgjidhet ndër 10 gratë më me ndikim në onkologji në botë

Evis Sala është pjesë e 10 grave të para të prezantuara në listën e këtij viti, e cila vlerëson gra nga vende të ndryshme të botës për kontributin e tyre në përmirësimin e kujdesit ndaj kancerit.

Një tjetër vlerësim ndërkombëtar për Shqipërinë dhe kontributin e saj në zhvillimin e kujdesit ndaj pacientëve me kancer. Prof. Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, është përzgjedhur ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji për vitin 2026, një listë e publikuar nga platforma ndërkombëtare prestigjoze OncoDaily. Prof. Sala është pjesë e 10 grave të para të prezantuara në listën e këtij viti, e cila vlerëson gra nga vende të ndryshme të botës për kontributin e tyre në përmirësimin e kujdesit ndaj kancerit. LEXO edhe...Pas 13 vitesh rikthehet trombektomia në QSUT, ndërhyrja jetëshpëtuese për goditjet në tru! Shërbimi 24 orë Në profilin e saj, OncoDaily vlerëson rolin e Prof. Evis Salës si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke nënvizuar se ajo ka vendosur onkologjinë në qendër të reformës shëndetësore në Shqipëri. Mes nismave të evidentuara janë krijimi i Institutit Kombëtar të Onkologjisë dhe Rrjetit Kombëtar të Kancerit, standardizimi i protokolleve të trajtimit të sëmundjeve tumorale, zgjerimi i kapaciteteve rajonale të kimioterapisë dhe radioterapisë, rritja e financimit për barnat antikancer dhe forcimi i programeve të depistimit të kancerit të qafës së mitrës dhe parandalimit të HPV. Përveç angazhimit të saj në drejtimin e politikave shëndetësore në Shqipëri, Prof. Sala është Profesore e Radiologjisë në Università Cattolica del Sacro Cuore në Romë dhe ka drejtuar Departamentin e Imazherisë Diagnostike dhe Radioterapisë në Fondazione Policlinico Universitario Agostino Gemelli IRCCS. “100 Influential Women in Oncology” është kthyer në një traditë të veçantë të OncoDaily që prej 26 gushtit 2023, Ditës së Barazisë së Grave në Shtetet e Bashkuara. Iniciativa synon të njohë 100 gra frymëzuese që bëjnë diferencën në fushën e onkologjisë në mbarë botën, duke prezantuar çdo javë 10 prej tyre. Edicioni i vitit 2026 vijon këtë traditë, duke sjellë në vëmendje kontributet e grave që punojnë për përmirësimin e parandalimit, diagnostikimit, trajtimit dhe kujdesit ndaj pacientëve me kancer. Për Shqipërinë, përzgjedhja në këtë listë ndërkombëtare përbën një vlerësim të ekspertizës shqiptare dhe të transformimit që po ndërtohet në fushën e onkologjisë, duke e vendosur vendin në vëmendjen e një komuniteti global të profesionistëve dhe liderëve të kujdesit ndaj kancerit. Foto nga artikulli i OncoDaily Xh.K/ReportTv.al onkologjiku Evis Sala Komento Komente Shqipëria: 28/08/2026 08:49 Kjo vertet eshte shkencetare po ketu ne ket tok eshte injorante qe katastrofes she detsore i jep fuqi injoranca hajdutria shkatrimi mjerimi tradhetia eshte dhe kjo e ben e detyruare nga ana soros mjer shqiptarët qe u marin leket dhe i vrasin Përgjigju Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.1% Keq 35% Nuk e di 12.9% Vota total: 4094 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?