Pas zgjedhjes së Evis Kushit si nënkryetare e Kuvendit, ka reaguar Taulant Balla teksa e përgëzon duke u shprehur besimplotë ndaj punës që pritet të bëjë nënkryetarja e re. Zgjedhja vjen pas propozimit të PS-së i cili është bërë me dije në mbledhjen e grupit përpara seancës plenare që do zhvillohet sot. Reagimi i plotë i Ballës: Një gocë kalajse Elbasani nënkryetare e Kuvendit. Urime Evis Kushi për zgjedhjen dhe kemi të gjithë si Grup Parlamentar besim se do ta bësh me shumë profesionalizëm këtë detyrë.
