Lajme Zone
Evazion fiskal dhe detyrime rreth 1.2 mln euro shtetit, çohet në gjyq biznesi në Fier dhe pronari (EMRI)
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Evazion fiskal dhe detyrime rreth 1.2 mln euro shtetit, çohet në gjyq biznesi në Fier dhe pronari (EMRI)

Në vitet 2017–2018 ‘Sekilda’ sh.p.k nuk ka deklaruar të ardhura në vlerën mbi 133 milionë lekë të rinj dhe nuk ka dorëzuar librat e shitjes dhe të blerjes. Me këtë veprim ‘Sekilda’ SHPK ka shmangur një detyrim tatimor prej rreth 500 mijë eurosh, shifër e cila sot ka arritur në 1.2 mln euro.

Një biznes tregtimi me shumicë dhe shërbimesh kancelarie ka kryer evazion fiskal në vlerën e rreth 500 mijë euro vetëm gjatë viteve 2017-2018, ndërsa aktualisht i detyrohet shtetit rreth 1.2 milionë euro. Pas hetimeve prokuroria e Fierit e ka dërguar për gjykim ‘Sekilda’ sh.p.k dhe pronarin e saj Seferin Lazeraj nën akuzë për evazion fiskal. Në vitet 2017–2018 kjo shoqëri nuk ka deklaruar të ardhura në vlerën mbi 133 milionë lekë të rinj dhe nuk ka dorëzuar librat e shitjes dhe të blerjes. LEXO EDHE:Lumi Osum u shkatërroi tokat, mbi 200 familje në Moravë të Beratit pa dëmshpërblim! Banorët: Kemi mbetur pa të ardhura Me këtë veprim ‘Sekilda’ SHPK ka shmangur një detyrim tatimor prej rreth 500 mijë eurosh, shifër e cila sot ka arritur në 1.2 mln euro, për shkak të gjobave dhe interesave. Lexo këtu ekstraktin e plotë -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J Xh.K Shqiptarja.com TAG: Fier Seferin Lazeraj sekilda shpk evazion fiskal Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.1% Veliajn 18.4% Asnjërin 32.5% Vota total: 1811 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?