Lajme Zone
EkonomiShqiptarja

Euro 'pikiatë' në rekord historik, po këmbehet 93.7 lekë! Në 1 dekadë valuta u zhvlerësua me 31.5%


Euro ka rënë në nivelin më të ulët historik, duke u këmbyer me 93.7 lekë dhe brenda 10 vitesh është zhvlerësuar me 31.5%. Rënia e monedhës evropiane favorizon importet, por ul të ardhurat e eksportuesve dhe të familjeve që kanë të ardhura në këtë monedhë.

Euro po humbet gjithnjë e më shumë terren përballë lekut. Këtë të premte valuta evropaine preku nivelin më të ulët historik duke u këmbyer me 93.7 lekë, ose 5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Më 8 korrik në komisionin e Nismave Qytetare guvernatori Gent Sejko u shpreh se ky zhvlerësim ka ardhur për shkak të turizmit, remitancave dhe investimeve që kanë sjellë fluks valute në tregun tonë, dhe se ndërhyrjet e tyre në treg bëhen vetëm për të garantuar stabilitetin financiare. LEXO EDHE:Rënia e euros/ Ekonomisti: Pandemi me efekte negative në ekonominë shqiptare! Beti: Ka një perceptim publik se fenomeni do vijojë! Protestat, ndikim në turizëm Kjo rënie nuk duket të ketë fund, përsa kohë vendi ka hyrë në pikun e sezonit veror dhe prurjet valutore vetëm sa shtohen. Forcimi i vazhdueshëm i lekut ka sjellë efekte të ndryshme në ekonomi. Nga njëra anë, importet bëhen më të lira dhe ulen kostot për bizneset që blejnë mallra jashtë vendit, por jep efekt pozitiv edhe për borxhin e huaj apo kreditë në valutë duke i bërë më të lira këstet e kthimit. Nga ana tjetër, eksportuesit që marrin të ardhurat në euro apo familjet që marrin remitanca, përballen me të ardhura më të ulëta kur i konvertojnë në lekë. Brenda 1 dekade euro ka humbur rreth 31.5% të vlerës së saj kundrejt lekut shqiptar, pasi në korrikun e 2016-ës një euro kushtonte 137 lekë. KURSI I KËMBIMIT TË EUROSKorrik 2016 1 €=137 lekëKorrik 2021 1 €=122 lekëKorrik 2026 1 €=93.7 lekë G.M./E.H/Shqiptarja.com TAG: kembimi valutor euro kursi i kembimit Komento Komente Or tej: 10/07/2026 19:30 Leku do forcohej vetem po te kishim nje ekonomi te fuqishme qe mbyt tregun europian me eksport nderkohe qe jemi shteti me importues ne europe qe importojme edhe gozhdat sepse nuk jemi ne gjendje qe ti prodhojme. Rrofte Euro-ja e piset e krimit qe vjen nga droga dhe qe futet me thase cdo dite dhe mbyt tregun or teeeejjjjj Përgjigju goni: 10/07/2026 17:46 SI SHPJEGOHET EURO ESHTE NE PIKIATE...POR VKIMET E SHPORTES TE USHQIMEVE NUK ULEN POR VETEM NGRIHEN...KA DICKA QE NUK SHKON KETU...ME DUKET SE EKONOMIA NUK KA RRITJE...VETEM DROGA....PO SJELL EURO... Përgjigju Ariu: 10/07/2026 15:45 Eshte forcuar leku tha ajo sharabajga deputetja e Çakerrdisura e Vlores . Përgjigju Sondazhi i ditës:

10 Korrik, 22:22

Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 81% Jo! 16.7% Disi! 2.3% Vota total: 774 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?