Prej 5 vitesh monedha kombëtare po triumfon ndaj valutave të huaja çdo muaj e më shumë. Aktualisht euro po këmbehet në 93 lekë dhe dollari 82 lekë. Por edhe pse ky zhvlerësim ka kosto për eksportuesit dhe familjet që kanë të ardhurat në euro, Banka e Shqipërisë thotë se nëse kursi i këmbimit do të fiksohej, pasojat negative për ekonominë do të ishin të shumta. “Nëse ne do të kishim një kurs fiks këmbimi, inflacioni nuk do të ishte 2.2% mesatarja, por do të ishte 6 deri në 7%. Norma e interesit në këto raste do të rritej nga 2.5 në 6%. Këstet e kredive do të shtrenjtoheshin. Kredia me probleme do të rritej nga 3.8% në 10% ose më shumë”, tha Sejko. Në komisionin për Nismat Qytetare, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se forcimi i lekut ka ardhur prej disa faktorëve. LEXO EDHE:Kuvendi do auditojë Kontrollin e Lartë të Shtetit! Xhafaj: S’jeni vetëm për ‘kapur’ fajtorët, tregoni që jeni të paanshëm “Sipas analizave tona, ky trend është mbështetur nga rritja e të ardhurave nga turizmi, remitancat, investimet e huaja direkte, të ardhurat nga puna dhe përmirësimi i pozicionit të jashtëm të ekonomisë. Në ekonomi ka hyrë më shumë valutë dhe besimi ndaj Lekut është rritur”, tha Sejko. Në projektrezolutën e këtij viti Kuvendi kërkon që Banka të tregojë kujdes për kredinë në pasuri të paluajtshme. Guvernatori thotë se pavarësisht se nuk ka sinjale krize në sektor, përsëri banka po e monitoron këtë sektor. “Banka e Shqipërisë e ka trajtuar rritjen e kredisë për pasuri të paluajtshme si burim të mundshëm rreziku për stabilitetin financiar. Kur çmimet e pronave rriten shpejt, bankat dhe huamarrësit mund të bëhen më pak të kujdesshëm; kur cikli kthehet, humbjet shfaqen shpejt. Për këtë arsye, Banka ka forcuar mbledhjen dhe analizën e të dhënave për kreditë për banesa, prona tregtare, ndërtues dhe projekte imobiliare”, tha Sejko. Gjithashtu sfidë për bankat konsiderohet edhe përqendrimi i kredisë tek bizneset e mëdha apo projektet infrastrukturore. Pikë për të cilën Kuvendi kërkon shtim të vëmendjes. “Banka e Shqipërisë ndjek me kujdes ekspozimet ndaj kredimarrësve të mëdhenj, sektorëve të caktuar dhe aftësinë e bankave për t’i mbuluar këto ekspozime me kapital të mjaftueshëm. Kur konstatohen tejkalime të kufijve rregullatorë ose dobësi në administrimin e rrezikut, bankave u kërkohet të marrin masa, përfshirë rritjen e kapitalit”, tha Sejko. Kuvendi ka bërë 12 rekomandime për Bankën e Shqipërisë për vitin 2026, ku veç kursit të këmbimit, dhe kredisë në prona apo projekte të mëdha, kërkohet edhe avancim në përafrimin e kuadrit ligjor me Bashkimin Evropian. SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: banka e Shqiperise euro gent sejko Komisioni per Nismat Qytetare Komento Komente Sondazhi i ditës:
3 Korrik, 10:41
Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve? Po 71.2% Jo 25.3% Nuk e di 3.6% Vota total: 11241 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Korrik, 10:41 Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve?
