Ermal Gjinaj, Ogerta Manastirliu/ Nga tenderët e errët të pandemisë te miliardat e shëndetësisë, aferat po i trokasin në derë Ogerta Manastirliut. SPAK ka sekuestruar telefonin e bashkëshortit, Ermal Gjinaj, ndërsa hetimet po zbardhin lidhjet e dyshuara mes bizneseve përfituese të fondeve publike dhe pagesave të maskuara si shërbime private. Ish-ministrja, e mbrojtur prej vitesh nga Edi Rama, përballet tani me dyshimet për një skemë korrupsioni që mund të prekë drejtpërdrejt familjen e saj. Ogerta Manastirliu, ish-ministrja që për vite me radhë kishte në dorë miliarda lekë të shëndetësisë, po përballet me një tjetër dosje që prek familjen e saj. SPAK i ka sekuestruar telefonin bashkëshortit, Ermal Gjinaj, ndërsa në qendër të verifikimeve janë marrëdhëniet financiare me bizneset që kanë përfituar nga fondet publike.
Sekuestrimi është kryer nga BKH, në kuadër të hetimeve të drejtuara nga prokurorja Dorina Bejko. Një prej marrëdhënieve që po verifikohet është kontrata e biznesit mes Gjinajt dhe kompanisë koncesionare të sterilizimit, ndërsa në raportimet për dosjen përmendet edhe një skemë e dyshuar korrupsioni dhe pastrimi parash përmes faturave fiktive.
Në këtë histori ka edhe një fakt tjetër që e vendos Manastirliun përballë pyetjeve të reja. Më 15 janar 2020, kur ajo drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë, u amendua kontrata e koncesionit të sterilizimit me kompaninë SaniService. Marrëveshja, e firmosur në emër të ministrisë nga sekretarja e përgjithshme Geraldina Prodani, ndryshonte kushtet financiare për shërbimet përtej kufirit vjetor të ndërhyrjeve, duke parashikuar ulje të çmimit me 25%.
Manastirliu e mbrojti publikisht këtë ndryshim si masë për uljen e kostove. Tashmë, kur SPAK po verifikon marrëdhënien e biznesit të bashkëshortit të saj me koncesionarin, merr rëndësi të veçantë koha kur është lidhur kontrata private, vlera e saj dhe shërbimet për të cilat është paguar Gjinaj.
Sipas dyshimeve të publikuara, kompani farmaceutike janë favorizuar me kontrata dhe fonde shtetërore, ndërsa një pjesë e përfitimeve mund t'i jetë kaluar bashkëshortit të ministres për shërbime që nuk janë kryer. Nëse kjo skemë provohet, Gjinaj do të rezultonte hallka financiare mes bizneseve që merrnin paratë publike dhe familjes së zyrtares që drejtonte sektorin.
Manastirliu nuk mund t'i shmanget përgjegjësisë politike për mënyrën se si u administruan këto fonde. Gjatë mandatit të saj, Ministria e Shëndetësisë zhvilloi prokurime të mëdha, përfshirë kontratat emergjente të pandemisë COVID-19, tenderët sekretë dhe blerjet e përqendruara të barnave e pajisjeve mjekësore. Këto procedura u shoqëruan me kallëzime dhe kërkesa për hetim mbi përdorimin e parave të buxhetit.
Mes kompanive që kanë përfituar kontrata furnizimi gjatë kësaj periudhe figurojnë Megapharma, Edna Farma, Aldosch Farma etj. Një tjetër emër i rëndësishëm në tregun farmaceutik është Delta Holding, grupi i kontrolluar nga Dorian Sadiku, që zotëron Delta Pharma.
Në dhjetor 2023, agjentët e BKH-së kontrolluan zyrat e Delta Pharma, Avicena dhe rrjetit të farmacive Ditë e Natë, në kuadër të hetimeve për marrëdhëniet e dyshuara financiare të ish-ministrit Ilir Beqaj me bizneset private. Këto hetime janë ndjekur edhe nga prokurorja Dorina Bejko, e cila tani drejton veprimet në çështjen ku është sekuestruar telefoni i Gjinajt.
Në sektorin e laboratorëve del edhe Genius Lab, kompani e lidhur me biznesmenin Besnik Çullhaj, e cila ka përfituar kontrata publike në shëndetësi. Në ambientet e saj BKH ka ushtruar kontrolle në fund të vitit 2025, disa muaj përpara veprimeve ndaj Gjinajt. Këto janë hetime të veçanta dhe nuk ka ende prova që të provojnë përfshirjen e këtyre kompanive në pagesat e dyshuara ndaj bashkëshortit të Manastirliut.
Ndërkohë, Ermal Gjinaj ka mbajtur edhe postin e drejtorit në OSHEE, gjatë periudhës kur institucioni drejtohej nga Adrian Çela. Pas largimit nga ky funksion në vitin 2020, bashkëshorti i Manastirliut nisi të deklaronte të ardhura prej 40-50 mijë eurosh në vit, duke arritur në rreth 200 mijë euro gjatë periudhës 2021–2025. Këto të ardhura marrin rëndësi të veçantë përballë hetimeve mbi kontratat private dhe pagesat e dyshuara nga bizneset e shëndetësisë.
Një pjesë e këtyre të ardhurave lidhet me aktivitetin privat të Gjinajt në fushën e medias, përmes portalit Bota.al
Ogerta Manastirliu ka shumë për të shpjeguar për miliardat që kaluan nëpër duart e ministrisë së saj, për tenderët e errët të pandemisë dhe për marrëdhëniet e biznesit të bashkëshortit me përfituesit e fondeve publike. E mbrojtur për vite me radhë nga pushteti i Edi Ramës, ajo ka kaluar nga një post i lartë në tjetrin, ndërsa aferat e shëndetësisë kanë përfunduar njëra pas tjetrës në SPAK.Nëse provohet se fondet e shëndetësisë janë përdorur për të ushqyer përfitime familjare, Manastirliu duhet të përballet me përgjegjësinë penale, jo të vazhdojë të strehohet pas emërimeve politike të Ramës. /Pamfleti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Parlamenti ose “Kupa me kapak, kupa pa kapak” 29 Tetor 2026, 14:2214:22Dosja e zezë Universiteti i Shkodrës në krizë morale, kush e mbron Adrian Lekën pas skandalit të 22 mijë eurove? 29 Tetor 2026, 10:4210:42Dosja e zezë Dy fosilet politike në unison për të çimentuar status quo-në!! 28 Tetor 2026, 15:4415:44Dosja e zezë “Republika” e Skënder Gjinushit mbi ligjin: 110 studiues peng i dy vendimeve të Akademisë së Shkencave 28 Tetor 2026, 14:0114:01Dosja e zezë Inceneratori që mori miliona, por nuk zhduku dot plehrat: Elbasani mbi një bombë mjedisore 27 Tetor 2026, 16:5716:57Dosja e zezë Korrupsion, protesta dhe eksod: Fatura e pushtetit të Edi Ramës! 27 Tetor 2026, 15:3715:37Dosja e zezë

