Lajme Zone
Ermal Beqiri u arrestua në Francë gjatë një turi me helikopter/ Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare për ekstradimin e biznesmenit të kërkuar nga SPAK: Sipas procedurave!
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ermal Beqiri u arrestua në Francë gjatë një turi me helikopter/ Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare për ekstradimin e biznesmenit të kërkuar nga SPAK: Sipas procedurave!

Ministria e Drejtësisë ka përcjellë pranë autoriteteve kompetente franceze kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili është kërkuar nga autoritetet shqiptare në kuadër të një hetimi të zhvilluar nga SPAK lidhur me çështjen e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Ministria e Drejtësisë ka përcjellë pranë autoriteteve kompetente franceze kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili është kërkuar nga autoritetet shqiptare në kuadër të një hetimi të zhvilluar nga SPAK lidhur me çështjen e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë, kërkesa për ekstradim është përcjellë në përputhje me legjislacionin shqiptar, marrëveshjet ndërkombëtare dhe procedurat e bashkëpunimit juridik me Republikën Franceze. Dokumentacioni është dërguar së bashku me materialet përkatëse të përcjella nga organi procedues. Vijimi i procedurës do të zhvillohet sipas legjislacionit francez dhe instrumenteve ndërkombëtare në fuqi. Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se do të vijojë të ushtrojë kompetencat e saj në këtë proces, në bashkëpunim me autoritetet e të dy vendeve. Procedura e ekstradimit parashikon që, pas marrjes së kërkesës nga organi procedues, Ministria e Drejtësisë verifikon dokumentacionin, kryen përkthimet e nevojshme dhe më pas ia përcjell kërkesën shtetit ku ndodhet personi i kërkuar. Në rastet kur është e nevojshme, kërkohet edhe arrestimi provizor i tij. Ermal Beqiri është një nga personat e kërkuar nga SPAK në kuadër të hetimeve për procedurat e prokurimeve dhe tenderave të AKSHI-t. NJOFTIMI I MINISTRISE

Ministria e Drejtësisë bën me dije se, në përputhje me legjislacionin shqiptar, marrëveshjet ndërkombëtare dhe procedurat e bashkëpunimit juridik me Republikën Franceze, ka përcjellë sot pranë autoriteteve kompetente franceze kërkesën për ekstradimin e shtetasit E. B., të përcjellë nga organi procedues, së bashku me dokumentacionin përkatës. Vijimi i procedurës së ekstradimit do të zhvillohet në përputhje me legjislacionin e Republikës Franceze dhe instrumentet ndërkombëtare në fuqi.

Ministria e Drejtësisë do të vijojë të ushtrojë kompetencat e saj në këtë procedurë, në përputhje me ligjin dhe në bashkëpunim me autoritetet kompetente të të dy vendeve.

Informacion mbi procedurat e ekstradimit

* Ministria e Drejtësisë njoftohet nga autoritetet kompetente për lokalizimin ose arrestimin e një personi në një shtet të huaj, si edhe për afatin brenda të cilit duhet të paraqitet kërkesa formale për ekstradim.

* Prokuroria kompetente paraqet pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ekstradim, të shoqëruar me dokumentacionin përkatës procedural.

* Drejtoria përgjegjëse në Ministrinë e Drejtësisë verifikon dokumentacionin dhe ndërmerr veprimet për përkthimin e tij në gjuhën e shtetit të kërkuar ose në gjuhën e përcaktuar nga instrumentet ndërkombëtare.

* Pas përfundimit të përgatitjes së dosjes, Ministri i Drejtësisë nënshkruan kërkesën për arrestim provizor (kur është e nevojshme) dhe/ose ekstradim.

* Kërkesa dhe dokumentacioni u përcillen autoriteteve të shtetit të kërkuar në rrugë diplomatike, sipas procedurave ndërkombëtare.

* Për të përshpejtuar procedurën, dokumentacioni mund të transmetohet paralelisht edhe në rrugë elektronike ndërmjet autoriteteve kompetente.

* Kërkesa për ekstradim mbështetet në kërkesën e prokurorisë kompetente dhe në legjislacionin shqiptar, përfshirë Kodin e Procedurës Penale, ligjin për juridiksionin në marrëdhëniet me autoritetet e huaja dhe instrumentet ndërkombëtare të zbatueshme.

* Afati për paraqitjen e kërkesës formale dhe dokumentacionit përcaktohet nga konventat ndërkombëtare, veçanërisht nga Konventa Evropiane për Ekstradimin, e cila parashikon afatet përkatëse (40 ditë sipas nenit 24 të Konventës për Ekstradimet) pas arrestimit ose ndalimit provizor.

* Ministria e Drejtësisë siguron që kërkesa të dërgohet brenda afateve ligjore dhe ndjek në vijim komunikimin me autoritetet e shtetit të kërkuar deri në përfundimin e procedurës së ekstradimit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: ermal beqiri