Pas gati 3 vitesh, Ambasada Amerikane në Tiranë ka sërish një ambasador. Eric Wendt nisi këtë të shtunë misionin e tij në Shqipëri, duke pasuar Yuri Kim, e cila u largua në qershor të vitit 2023. Wendt i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave, ndërsa më pas zhvilluan një takim kokë më kokë, i cili zgjati gati dy orë. Prej largimit të Yuri Kim, në krye të misionit diplomatik amerikan në Tiranë ka qenë Nancy VanHorn, si e ngarkuar me punë. I propozuar nga Presidenti Donald Trump dhe i konfirmuar nga Senati amerikan më 6 gusht, Wendt vjen në Tiranë me një profil kryesisht ushtarak dhe të sigurisë. Ai ka mbi 34 vite shërbim në ushtrinë amerikane, pjesën më të madhe në Forcat Speciale “Green Berets”, ndërsa ka drejtuar edhe Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s. LEXO edhe...Ndjekësi vë në vështirësi Berishën: A je ftuar nga ambasadori amerikan? Kreu i PD pa ftesë: S’kam dijeni për ceremoninë (VIDEO) Prioritetet e mandatit të tij në Shqipëri, Wendt i bëri të qarta që në dëgjesën e 20 majit në Senat. Mes tyre renditi luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë kibernetike. Wendt shprehu mbështetje për SPAK, duke vlerësuar edhe bashkëpunimin e Strukturës së Posaçme me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit. Sipas tij, puna e SPAK mbetet kyçe për sa kohë institucioni ruan pavarësinë dhe qëndron larg ndikimeve politike. Më 2 tetor, ambasadori i ri do të zhvillojë edhe pritjen zyrtare, ku të ftuar do të jenë përfaqësues të politikës shqiptare nga të gjitha krahët. 4 prioritetet e shpallura nga Wendt1- Mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave amerikane, përfshirë mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.2- Mbështetja e progresit të Shqipërisë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.3- Promovimi i diplomacisë ekonomike dhe tregtare në dobi të qytetarëve.4- Fokusi te njerëzit e ambasadës, duke përfshirë një linjë pune që e quajti “Faktorët njerëzorë”, e cila do të synojë përdorimin e mënyrave standarde dhe kreativitetit. Ora 12:28 Kush është ambasadori i ri amerikan Eric Wendt dhe 4 prioritetet e tij Eric Wendt është një oficer i lartë në pension i ushtrisë amerikane, me mbi 34 vite shërbim, pjesën më të madhe në Forcat Speciale “Green Berets”. Ai ka shërbyer gjithashtu si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe në pozicione të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.Gjatë karrierës së tij, Wendt ka mbajtur detyra si koordinator sigurie i SHBA-së për Autoritetin Izraelito-Palestinez (2017–2019) dhe shef shtabi në Komandën e Paqësorit të SHBA-së. Ai është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare në fushën e sigurisë kombëtare në Naval Postgraduate School. Ai flet disa gjuhë të huaja, përfshirë arabishten dhe koreanishten.Gjatë dëgjesës në Senatin Amerikan, Eric Wendt paraqiti katër prioritete që do të udhëheqin mandatin e tij në Shqipëri.1- Mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave amerikane, përfshirë mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.2- Mbështetja e progresit të Shqipërisë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.3- Promovimi i diplomacisë ekonomike dhe tregtare në dobi të qytetarëve.4- Fokusi te njerëzit e ambasadës, duke përfshirë një linjë pune që e quajti “Faktorët njerëzorë”, e cila do të synojë përdorimin e mënyrave standarde dhe kreativitetit. Share Ora 12:25 10 ambasadorët e SHBA-së në Tiranë që prej vitit 1991, nga Ryerson te Yuri Kim! Eric Wendt nis kapitullin e ri Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej më shumë se 50 vitesh. Ambasada amerikane në Tiranë u rihap më 1 tetor të atij viti, me Christopher Hill si të Ngarkuar me Punë ad interim, ndërsa nga William E. Ryerson në vitin 1991 deri te Yuri Kim, e cila e përfi mandatin në vitin 2023, në Tiranë kanë shërbyer 10 ambasadorë amerikanë. Pas gati tre vitesh pa ambasador, këtë të shtunë misionin në Shqipëri e nisi Eric Wendt.Lista e ambasadorëve pas 1991Yuri Kim 2020Donald Lu 2015Alexander A. Arvizu 2010John L. Withers II 2007Marcie B. Ries 2004James F. Jeffrey 2002Joseph Limprecht 1999Marisa R. Lino 1996Joseph E. Lake 1994William E. Ryerson 1991 Share Ora 12:20 Dy orë takim me Begajn, ambasadori amerikan i dorëzon letrat kredenciale (VIDEO) Ambasadori amerikan i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Bajram Begaj, me të cilin më pas ka zhvilluar edhe një takim kokë më kokë. Rreth dy orë ka qëndruar ambasadori në ambientet e Pallatit të Brigadave për tu larguar më pas, ndërsa jashtë e priste edhe një qytetar me flamurin amerikan. Share SI.E./ReportTv.al SHBA ambasada e shba Eric Wendt Bajram Begaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.2% Jo 42.6% Disi 11.1% Vota total: 4558 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?

