Lajme Zone
Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave për ceremoninë e nisjes së mandatit si Ambasador i SHBA në Tiranë
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave për ceremoninë e nisjes së mandatit si Ambasador i SHBA në Tiranë

Eric Wendt ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku do të dorëzojë letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, duke nisur zyrtarisht misionin e tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Eric Wendt ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku do të dorëzojë letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, duke nisur zyrtarisht misionin e tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Wendt mbërriti në Shqipëri një ditë më parë dhe ceremonia në Presidencë shënon fillimin formal të mandatit të tij diplomatik në Tiranë. Me emërimin e tij, përfn edhe periudha thuajse trevjeçare gjatë së cilës Shtetet e Bashkuara nuk kishin një ambasador të konfirmuar në Shqipëri. Eric Wendt u propozua për këtë detyrë nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe u konfirmua nga Senati i Shteteve të Bashkuara më 6 gusht. Ambasadori i ri amerikan vjen në Tiranë me një karrierë të gjatë në fushën ushtarake dhe të sigurisë kombëtare. Ai ka më shumë se 34 vite shërbim në ushtrinë amerikane, ndërsa një pjesë të rëndësishme të karrierës e ka zhvilluar në Forcat Speciale amerikane, “Green Berets”. Në profilin e tij profesional përfshihet edhe drejtimi i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, duke e bërë përvojën e tij të lidhur ngushtë me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në kuadër të Aleancës. Dorëzimi i kredencialeve te Presidenti shënon kështu hapin e parë formal të Wendt në ushtrimin e funksionit të ambasadorit amerikan në Tiranë. Mori zyrtarisht detyrën, kush është ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, Eric Wendt?