Adams te dasma e vajzës së Yeffet Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut shfaqet në dasmën e vajzës së biznesmenit izraelit Ron Yeffet, emri i të cilit është përfshirë në disa polemika në Shqipëri. Pamjet rikthejnë në vëmendje vizitën luksoze të Adams në vendin tonë, pritjen nga Edi Rama dhe pajisjen e tij me pasaportë shqiptare. Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, është shfaqur në dasmën e vajzës së biznesmenit izraelit Ron Yeffet, një emër që muajt e fundit ka qenë në qendër të polemikave në Shqipëri për lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama dhe aktivitetet në sektorin e mbrojtjes.
Pamjet e siguruar nga "Pamfleti" nga ceremonia familjare, e zhvilluar disa muaj më parë, tregojnë praninë e Adams mes të ftuarve të Yeffet. Një detaj që merr rëndësi të veçantë për shkak të vizitës së ish-kryebashkiakut amerikan në Shqipëri gjatë prillit të këtij viti dhe pajisjes së tij më pas me pasaportë shqiptare. Pikërisht lidhja mes Adams dhe Yeffet rikthen një pyetje që u ngrit edhe në kohën e vizitës: çfarë roli ka luajtur biznesmeni izraelit në afrimin e ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut me Edi Ramën dhe në procesin që çoi te marrja e pasaportës shqiptare?
Adams erdhi në Shqipëri në prill 2026 dhe mori një pritje të veçantë nga autoritetet shqiptare. Vizita përfshiu takime të nivelit të lartë, udhëtime në jug të vendit dhe një pritje në Kryeministri, ku ai u shfaq përkrah Ramës.
Pritja u shoqërua me shpenzime dhe masa sigurie që tërhoqën vëmendjen e mediave amerikane. Mes elementeve të udhëtimit ishte edhe transporti me helikopter nga Tirana drejt Vlorës, ndërsa në SHBA u ngritën pyetje për kostot dhe mënyrën e deklarimit të tyre.
Pak kohë pas vizitës, Adams u pajis me pasaportë shqiptare, një vendim që ngjalli debat edhe përtej Atlantikut. Mediat amerikane ngritën pyetjen se përse një ish-drejtues i një prej qyteteve më të rëndësishme të SHBA-së kishte nevojë për shtetësi shqiptare.
Por historia merr një tjetër dimension kur vendoset përkrah dokumenteve të publikuara nga “Pamfleti” lidhur me Ron Yeffet.
Në një investigim të 9 prillit 2026, “Pamfleti” publikoi hollësi nga një padi e depozituar më 6 mars në Gjykatën e Floridës, në qarkun Miami-Dade, nga investitori amerikan Mark Faist. Ky i fundit akuzon Yeffet se e ka përfshirë në një skemë mashtrimi financiar me vlerë mbi 8.6 milionë dollarë. Ramës i plas tjetër skandal në SHBA/ Izraeliti Ron Yeffet mashtrim 8 mln USD, si përdori kryeministrin dhe Shqipërinë 9 Prill, 19:03 Sipas padisë së Faist, Yeffet kishte ndërtuar një marrëdhënie të afërt me investitorin përmes udhëtimeve luksoze, kontakteve me personalitete ndërkombëtare dhe prezantimeve që synonin të krijonin besim. Shqipëria zë një vend të veçantë në rrëfimin e tij.
Faist përshkruan udhëtime me avion privat, pritje me personel sigurie dhe takime me figura të larta, përfshirë kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në një nga episodet e përshkruara në padi, Yeffet i kishte propozuar investitorit edhe mundësinë e sigurimit të një pasaporte shqiptare.
Ky është detaji që lidh dy historitë. Në rastin e Faist, një pasaportë shqiptare përmendet si mundësi që Yeffet ia kishte ofruar një shtetasi amerikan. Në rastin e Adams, ish-kryebashkiaku e mori pasaportën shqiptare pas një vizite të organizuar me pritje të posaçme në Shqipëri.
Ron Yeffet është njeriu i punëve të zeza të Ramës. Përveçse ka marrë miliona nga kontratat me qeverinë, duket se ka dhe luksin të ndikojë dhe se kush merr shtetësi shqiptare dhe kush jo. /Pamfleti Nga Nju Jorku në Tiranë, pasaporta shqiptare e Eric Adams trazon skenën politike; mister motivet
23 Prill, 07:15 yeff adams rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Rikthehen përplasjet/ Policia shpërndan protestuesit nga bulevardi, ndërhyn me gaz e ujë 20 Tetor 2026, 18:0118:01Aktualitet Nga vetingu te betonizimi i bregdetit, pse nuk vepron prokurorja Edina Kurti ndaj objekteve pa leje në Durrës? 20 Tetor 2026, 17:1917:19Aktualitet Ramën nuk e mban vendi/ Studentët refuzojnë dialogun, kryeministri këmbëngul: Jam në dispozicion 20 Tetor 2026, 17:0917:09Aktualitet Dita e 8-të e protestave/ Të rinjtë ulen këmbëkryq para Kryeministrisë, policia shmang përballjen 20 Tetor 2026, 16:5616:56Aktualitet Policia tërhiqet brenda Kryeministrisë, protestuesit sfidojnë Ramën në ditën e tetë 20 Tetor 2026, 16:5016:50Aktualitet Lirohen të gjithë protestuesit e arrestuar, Gjykata cakton "detyrim paraqitjeje" për 12 prej tyre 20 Tetor 2026, 16:3216:32Aktualitet

