Lajme Zone
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Erdogan merr ‘timonin’ e trenit, komisionerja Kos nuk kursen batutat: S’kam frikë! A di ta drejtosh edhe helikopterin? (VIDEO)


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përuroi të premten një segment të ri të hekurudhës me shpejtësi të lartë që lidh Stambollin me kufirin bullgar, e më pas drejtoi personalisht trenin gjatë udhëtimit të parë në këtë linjë. Në kabinën e drejtimit ishte edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos që shkëmbeu batuta me të.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përuroi të premten një segment të ri të hekurudhës me shpejtësi të lartë që lidh Stambollin me kufirin bullgar, e më pas drejtoi personalisht trenin gjatë udhëtimit të parë në këtë linjë. Në kabinën e drejtimit ishte edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Gjatë udhëtimit, mes tyre pati edhe batuta. LEXO edhe...BE-ja lë jashtë Serbinë, nuk do të ketë udhërrëfyes integrimi për Beogradin! Prijnë Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia Marta Kos: S’kam frikë. Recep Tayyip Erdogan: Për sa kohë ne jemi këtu, s’ka pse të kesh frikë. Marta KosA mund ta drejtosh edhe helikopterin? Recep Tayyip Erdogan: Po. Hekurudha e re është pjesë e projektit Halkalı–Kapıkule, që synon të përmirësojë lidhjet hekurudhore mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian. Segmenti i hapur është 153 kilometra i gjatë dhe lidh Çerkezköyn me Kapıkulen, në kufirin me Bullgarinë. Linja është projektuar për shpejtësi deri në 200 kilometra në orë. Në ceremoninë e inaugurimit, Erdogan deklaroi se përfundimi i projektit do ta shkurtojë udhëtimin me tren mes Halkalıt dhe Kapıkules nga rreth katër orë në një orë e gjysmë. Ai theksoi se hekurudha do të ndihmojë në lidhjen e qendrave industriale turke me tregjet evropiane, si dhe do të kontribuojë në rritjen e tregtisë, eksporteve dhe turizmit. Ndërtimi i projektit ka nisur në vitin 2019 dhe financohet bashkërisht nga Turqia dhe Bashkimi Evropian. P.J/E.H/ReportTv.al BE Marta Kos turqi erdogan Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.7% Jo 34.3% Nuk e di 6% Vota total: 5098 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?