Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin e Huthëve ndaj Arabisë Saudite, përfshirë goditjen vdekjeprurëse ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad. Në një reagim në platformën X, Rama shprehet se Shqipëria qëndron vendosmërisht në krah të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe popullit të saj, ndërsa u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve. "Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e rrugëve jetike të transportit ndërkombëtar", shkruan Rama. LEXO edhe...Von der Leyen dënon sulmin në Riad: Po e shtyn rajonin drejt një spiraleje dhune Kryeministri shton se Huthët dhe, sipas tij, "sponsorët e tyre të mirënjohur të terrorit në Teheran" duhet të mbajnë përgjegjësi, ndërsa i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të flasë "me një zë të vetëm dhe të qartë", duke theksuar se këto sulme duhet të ndalen menjëherë. Deklarata e plotë e Kryeministrit Rama në X "Shqipëria dënon me forcën më të madhe sulmet e Huthëve kundër Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Mbreti Khalid në Riad. Qëndrojmë vendosmërisht në krah të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe popullit të saj. U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe u urojmë të gjithë të plagosurve shërim të shpejtë. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e rrugëve jetike të transportit ndërkombëtar. Huthët dhe sponsorët e tyre të mirënjohur të terrorit në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi. Bashkësia ndërkombëtare duhet të flasë me një zë të vetëm dhe të qartë: këto sulme duhet të ndalen menjëherë" tha Rama. Ora 10:21 Sulmet e Huthëve në Riad, Hoxha: Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi, kërcënohet stabiliteti rajonal! Shqipëria ka dënuar sulmin e fundit të Huthëve ndaj Arabisë Saudite, ku mbetën të vrarë 12 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.Përmes një reagimi në rrjetin social X, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha e dënoi 'me forcën më të madhe" sulmin vdekjeprurës, duke theksuar se sulmet e përsëritura të Huthëve, të cilët i cilësoi si një forcë e mbështetur nga Irani, përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal, rrezikojnë jetën e civilëve dhe dëmtojnë përpjekjet për paqe e siguri në rajon."Shqipëria dënon me forcën më të madhe sulmin e fundit vdekjeprurës të Huthëve kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite.Sulmet e përsëritura të Huthëve, një forcë e mbështetur nga Irani, përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal, rrezikojnë jetën e civilëve dhe minojnë përpjekjet për të promovuar paqen dhe sigurinë në rajon. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Ata që mbajnë përgjegjësi për këto sulme duhet të japin llogari. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidaritetin e plotë me popullin dhe autoritetet e Arabisë Saudite" shkroi Hoxha në X. Share U.D/ReportTv.al edi rama Sulme ne Riad Arabia Saudite lufta ne lindjen e mesme Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.6% Jo 34.4% Nuk e di 6% Vota total: 5183 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

