Lajme Zone
Paralajmërimi i shërbimeve sekrete evropiane: Rusia po përgatit atentate në gjithë Evropën, në shënjestër drejtuesit e kompanive që ndihmojnë Ukrainën
BotëReport TV

Paralajmërimi i shërbimeve sekrete evropiane: Rusia po përgatit atentate në gjithë Evropën, në shënjestër drejtuesit e kompanive që ndihmojnë Ukrainën

Sipas Financial Times, agjencitë evropiane të inteligjencës thonë se Kremlini ka zgjeruar operacionet e sabotimit dhe po synon edhe drejtues të industrisë së mbrojtjes në të gjithë Europën

Shërbimet evropiane të inteligjencës kanë paralajmëruar se Rusia po intensifikon përpjekjet për të organizuar atentate dhe akte sabotimi në të gjithë Evropën, duke vënë në shënjestër drejtuesit e kompanive të mbrojtjes që mbështesin Ukrainën. Sipas Financial Times, zyrtarë nga pesë agjenci evropiane të inteligjencës thonë se operativët e Kremlinit po synojnë gjithnjë e më shumë të vrasin drejtorë ekzekutivë dhe drejtues të tjerë të industrisë së mbrojtjes, në kuadër të zgjerimit të operacioneve hibride të Rusisë në kontinent. LEXO edhe...'Ishim ulur aty si budallenj, na kishin ngritur kurth' Orët dramatike kur ukrainasit mësuan se Trump dhe Putin kishin firmosur gjithçka pas krahëve të tyre Paralajmërimi nuk lidhet vetëm me prodhuesit e mëdhenj të armëve, por edhe me kompani më të vogla që prodhojnë dronë dhe komponentë ushtarakë. Si pasojë, shumë prej tyre kanë shtuar masat e sigurisë për drejtuesit e tyre. Shërbimi gjerman i inteligjencës së brendshme, BfV, ka rritur kontaktet me kompanitë e mbrojtjes dhe u ka rekomanduar atyre masa shtesë sigurie, përfshirë edhe mbrojtje private për drejtuesit. Drejtori i BfV-së, Sinan Selen, u ka thënë ligjvënësve gjermanë se Rusia po planifikon qëllimisht akte dhune ndaj individëve përmes aktorëve shtetërorë ose strukturave të kontrolluara nga shteti. Sipas tij, në këto operacione po përdoren gjithnjë e më shumë edhe grupe të krimit të organizuar. Burime të inteligjencës thonë se përgjegjësinë për shumë nga këto plane e mban GRU-ja, agjencia e inteligjencës ushtarake ruse. Sipas tyre, operacionet organizohen përmes ndarjes së detyrave mes qelizave të ndryshme, nga vëzhgimi dhe logjistika deri te planifikimi dhe zbatimi. Zyrtarët e sigurisë bëjnë të ditur se disa prej planeve janë zbuluar dhe parandaluar, ndërsa në raste të tjera është konstatuar mbikëqyrje e dyshimtë pranë banesave dhe vendeve të punës së personave të shënjestruar. Sipas tyre, krijimi i ndjenjës së pasigurisë është pjesë e strategjisë për të dekurajuar kompanitë që bashkëpunojnë me Ukrainën. Presioni, sipas ekspertëve, po shtrihet edhe te kompanitë që operojnë në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës kritike, ndërsa kostot për mbrojtjen e personelit dhe objekteve po rriten. Grupet më të mëdha evropiane të armatimit janë në gatishmëri të shtuar që nga fillimi i vitit 2024, kur inteligjenca amerikane dhe ajo gjermane zbuluan një plan rus për të shënjestruar Armin Pappergerin, drejtorin ekzekutiv të prodhuesit të armëve Rheinmetall. Sipas raportimit, ai tashmë ruhet gjatë gjithë kohës nga roje private dhe policia. U.D/ReportTv.al vladimir putin Rusi lufta ne ukraine Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.6% Jo 34.4% Nuk e di 6% Vota total: 5183 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?