“Erdhën studentët”, “Bashkohuni me ne!”, “Bojkoto mësimin!” janë disa nga thirrjet që kanë lëshuar studentët teksa janë futur në ambientet e Fakultetit të Ekonomikut. Koridoret e fakultetit janë mbushur me studentë, ndërsa të rinjtë janë pritur me duartrokitje nga kolegët e tyre. Ata kanë vijuar thirrjet për bojkot të procesit mësimor dhe mobilizim të studentëve të tjerë për t’iu bashkuar protestës. Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama u ka ofruar studentëve mundësinë e dialogut, por kjo ofertë është refuzuar vazhdimisht prej tyre. Studentët kanë këmbëngulur se dorëheqja e kryeministrit mbetet kërkesa e tyre kryesore dhe se nuk pranojnë negociata përmes dialogut të propozuar nga qeveria. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: studentet
