Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

“Epokës së Ramistëve, Berishistëve e Ballukistëve po u vjen fundi” – protestuesi i revoltuar: Në Shqipërinë që duam ka vetëm ligj, jo maliq!


Një protestues ka marrë fjalën përpara Kryeministrisë duke mbajtur një qëndrim kritik ndaj të gjithë klasës politike shqiptare, si nga pozita ashtu edhe nga opozita, ndërsa shpalosi vizionin e tij për një model tjetër qeverisës.

Një protestues ka marrë fjalën përpara Kryeministrisë duke mbajtur një qëndrim kritik ndaj të gjithë klasës politike shqiptare, si nga pozita ashtu edhe nga opozita, ndërsa shpalosi vizionin e tij për një model tjetër qeverisës. Në nisje të fjalës së tij, ai refuzoi të përshëndesë përfaqësuesit e partive kryesore politike në vend. “Gjej rastin të mos përshëndes deputetët e PS, turpin hajeni me bukë. Po ashtu deputetët e PD nuk i përshëndes, nuk di çfarë t’u them. Zoti i mëshiroftë!” u shpreh ai. Më tej, protestuesi shpjegoi arsyet se pse i është bashkuar tubimit çdo ditë, duke renditur parimet e një shteti që sipas tij duhet të bazohet te ligji dhe merita.

“Më pyesin pse dal në protestë çdo ditë. Përgjigjen e kam për ata që më pyesin dhe për ju këtu. Kam një vizion dhe një ëndërr në mendje. Shqipëria ime është Shqipëria ku pushteti i takon sovranit. Vendi ku deputetin e zgjedhim vetë, komuniteti, lagja e zgjedh vetë. Vendi ku arsyeja pse njerëzit punësohen në administratë është merita! Vendi ku sindikatat mbrojnë punonjësit në bazë të ligjit. Vendi ku ligji është i barabartë për të gjithë! Sipas vizionit tim në Shqipërinë tonë ka vetëm ligj, jo maliq!” deklaroi ai. Në mbyllje të fjalës, ai paralajmëroi fundin e epokës së liderëve aktualë dhe figurave të tjera politike në vend, duke përdorur tone të ashpra.

“Epoka e Ramistëve, e Berishistëve, e Ballukistëve, e lloj-lloj njerëzve, kokëçepsha, ca palloshë të gjatë e ca bilushë të vegjël, ju ka ardhur FUNDI!” përfi protestuesi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb