Lajme Zone
Ende ka shpresë në Nepal/ Shpëtohen gjashtë australianë, punëtorët e bllokuar në hidrocentral besohet se janë gjallë
PolitikëTop Channel

Ende ka shpresë në Nepal/ Shpëtohen gjashtë australianë, punëtorët e bllokuar në hidrocentral besohet se janë gjallë

Katër australianë të raportuar të zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve shkatërruese në Nepal janë gjetur të gjallë nga ekipet e shpëtimit, duke e çuar në gjashtë numrin e shtetasve australianë të shpëtuar.

Katër australianë të raportuar të zhdukur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve shkatërruese në Nepal janë gjetur të gjallë nga ekipet e shpëtimit, duke e çuar në gjashtë numrin e shtetasve australianë të shpëtuar. Megjithatë, dhjetëra australianë të tjerë vijojnë të rezultojnë të zhdukur.

Një prej australianëve të shpëtuar ishte 26-vjeçari Kara Severino nga Wollongong, i cili arriti të mbijetojë duke u bashkuar me një grup njerëzish që po përpiqeshin të largoheshin nga zona e katastrofës me një traktor.

Një tjetër australian u shpëtua të martën, ndërsa katër të tjerë u gjetën të mërkurën. Identitetet e pesë personave të fundit nuk janë bërë ende të ditura. Sipas autoriteteve, njëri u gjet në Nepal, një në Kinë dhe tre jashtë zonës së prekur nga katastrofa.

Personat ishin raportuar të zhdukur pasi familjarët nuk kishin mundur të kontaktonin me ta pas përmbytjeve. Familjet e tyre nuk kishin dijeni se ata kishin mbijetuar. Cara Severino has been safely located by Australian consular officials in Nepal. I spoke directly with her a short time ago and am very pleased to know she is safe.

This is a rare piece of positive news amid a disaster that has brought immense loss and uncertainty. pic.twitter.com/Rn6pDBN9uh

— Senator Penny Wong (@SenatorWong) August 29, 2026 Në total, më shumë se 4,850 persona rezultojnë ende të zhdukur, mes tyre 38 shtetas australianë. Ndërkohë, policia nepaleze njoftoi se numri i viktimave në Nepal ka arritur në 1,118. Në anën tibetiane të kufirit, autoritetet kineze kanë raportuar 16 viktima dhe 546 persona të zhdukur.

Kryeministri australian Anthony Albanese përshëndeti lajmin për shpëtimin e shtetasve australianë.

“Mes gjithë kësaj tragjedie, po shohim disa lajme pozitive. Sot është konfirmuar se pesë australianë të tjerë janë të sigurt”, tha Albanese, duke shtuar se autoritetet australiane po bashkëpunojnë me autoritetet lokale për të gjetur personat e tjerë të zhdukur.

Departamenti Australian i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë po dërgon avionë të forcave ajrore me ndihma humanitare në rajon, ndërsa ekipe australiane të menaxhimit të krizave janë vendosur në Nepal për të mbështetur operacionet e shpëtimit dhe ambasadën australiane. "This is a difficult time for the Nepali Australian community": Prime Minister Anthony Albanese

Listen more: @AlboMP #Nepal #Floods #Australia #Aid pic.twitter.com/XJJWDTPtIh

— SBS Nepali (@SBSNepali) September 1, 2026 Mes australianëve që ende rezultojnë të zhdukur janë edhe disa fëmijë. Më i vogli besohet të jetë një djalë 11-vjeçar, i cili po udhëtonte së bashku me vëllain e tij 14-vjeçar dhe prindërit.

Familja ndodhej në një pelegrinazh drejt malit Kailash, një vend i shenjtë për disa besime fetare aziatike.

Ndërkohë, katastrofa ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në infrastrukturën e Nepalit. Autoritetet lokale kanë shpëtuar afro 12 mijë persona në pjesën qendrore të vendit, ndërsa operacionet e shpëtimit janë përqendruar tashmë edhe në tunelet e projekteve hidroelektrike, ku dyshohet se qindra punëtorë janë bllokuar.

Një prej zonave ku ekipet e shpëtimit po përqendrojnë përpjekjet është hidrocentrali Rasuvagadi, në distriktin Rasuva, pranë kufirit me Kinën.

Një zyrtar i Autoritetit të Energjisë Elektrike të Nepalit tha se besohet se 46 punëtorë janë bllokuar në një hapësirë nëntokësore brenda një tuneli dhe se ka shpresa që ata të jenë ende gjallë.

Sipas tij, punëtorët mund të kenë ushqim dhe ujë, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të hapin rrugën për në hapësirën ku dyshohet se ndodhen.

Deri tani, autoritetet kanë shpëtuar 279 persona nga projektet hidroelektrike të goditura nga masa të mëdha akulli, shkëmbinjsh, balte dhe mbeturinash pas shembjes së një akullnaje pranë kufirit me Kinën.

Megjithatë, të paktën 639 persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur, ndërsa ekipet nepaleze, indiane dhe kineze po punojnë për të depërtuar në rrënoja dhe tunele në kërkim të të mbijetuarve.

Në një tjetër objekt hidroenergjetik, Upper Trishuli 3A, ekipet e shpëtimit u deshën pothuajse gjashtë ditë për të lokalizuar tunelet, të bllokuara nga sasi të mëdha balte.

Përmasat e katastrofës janë të jashtëzakonshme. Sipas një vlerësimi paraprak të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, përmbytjet dhe rrëshqitjet kanë krijuar të paktën 2.2 milionë tonë mbeturina, duke përfshirë pjesë ndërtesash, shkëmbinj dhe sedimente.

Sasia e mbeturinave është e krahasueshme me peshën e rreth gjashtë ndërtesave me përmasat e Empire State Building, duke ilustruar shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga katastrofa natyrore.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, ndërsa autoritetet në Nepal dhe vendet fqinje po përpiqen të gjejnë personat e zhdukur dhe të shpëtojnë dhjetëra punëtorë që besohet se mund të jenë ende gjallë nën rrënoja. Top Channel