Lajme Zone
EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur brenda një lokali. Çfarë thotë policia
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur brenda një lokali. Çfarë thotë policia

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. BalkanWeb mëson se bëhet fjalë për shtetasin Taulant Hoti, i cili dyshohet se është plagosur gjatë një incidenti me armë zjarri në një lokal të zonës. Sipas informacioneve paraprake, rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk ka të dhëna mbi gjendjen shëndetësore të personit të plagosur. Ende nuk dihet motivi i të shtënave dhe as identiteti i personit që mund të ketë përdorur armën. Priten detaje të mëtejshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: plagosje Shkoder