Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurti si kandidat për Kryeministër në Kosovë. Kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, këtë propozim ia dorëzoi ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.
Propozimi i LVV-së vjen pas konstituimit të Kuvendit. Ndërkohë po ditën e sotme pritet të thirret seanca për formimin e Qeverisë së re.
Deputeti nga komuniteti turk Fikrim Damka, deklaroi për mediat në Kosovë se seanca pritet të thirret rreth orës 14:30. "Do shihemi 14:30 ose para 14:30”, deklaroi Damka. Kujtojmë se sot në seancën konstituive u votuan tre nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. Nga radhët e LDK-së u votua Kujtim Shala derisa nga komuniteti serb u zgjodh Tanja Vujovç e Listës Serbe dhe nga komunitetet e tjera joshumicë u votua Emilja Rexhepi. Nga ana tjetër, PDK-ja vendosi ta tërheq kandidaturën e Vlora Çitakut dhe t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

