Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Libohovë, pas ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, e cila ka arrestuar një 40-vjeçar që kishte kërcënuar bashkëshorten me armë zjarri.
Sipas Policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, 40-vjeçari Tefik Beqo e kishte kanosur bashkëshorten se do ta vriste me armë. Më pas, ai ishte larguar me automjet dhe kishte qëlluar me armë zjarri në ajër.
Pas rreth 2 orësh e 30 minutash negociata, uniformat blu arritën të neutralizonin dhe arrestonin në flagrancë 40-vjeçarin, banues në Libohovë, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal. Gjatë ndërhyrjes, Policia sekuestroi një armë zjarri automatike, e cila kishte fishekë në folenë e fishekut, si dhe krehërin me municionin përkatës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

