Lajme Zone
Emri i Bekim Sejdiut përmendet për president, Harry Bajraktari: Kandidati ideal për Kosovën
PolitikëTelegrafi

Emri i Bekim Sejdiut përmendet për president, Harry Bajraktari: Kandidati ideal për Kosovën

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari ka shprehur mbështetjen e tij për Bekim Sejdiun si kandidat për president të ardhshëm të Kosovës.

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari ka shprehur mbështetjen e tij për Bekim Sejdiun si kandidat për president të ardhshëm të Kosovës.Përmes një postimi, Bajraktari ka thënë se Sejdiu përfaqëson një figurë profesionale dhe të papërfshirë në barrë politike, duke e cilësuar si zgjedhje të përshtatshme për Kosovën në këtë periudhë. “Bekim Sejdiu, kandidati ideal për President të Kosovës”, ka shkruar Bajraktari.Ai ka theksuar përvojën e Sejdiut në institucione të ndryshme, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, diplomacinë dhe akademinë.“Ambasadori Sejdiu është një zgjedhje e mençur për Kosovën, sepse nuk bart as bagazh politik dhe as barrë partiake”, ka deklaruar Bajraktari, duke shtuar se ai sjell përvojë profesionale, shtetërore, juridike, akademike dhe diplomatike.Sipas Bajraktarit, përvoja e Sejdiut si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ambasador i parë i Kosovës në Turqi, konsull i përgjithshëm në Nju Jork dhe profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, e bën atë një figurë të përshtatshme për këtë pozitë.“Kosova ka nevojë për një lider serioz dhe profesional, i cili e kupton ligjin, e kupton shtetin dhe di të komunikojë me botën”, ka shkruar ai.Bekim Sejdiu në garë për president? Kush është ish-gjyqtari për të cilin raportohet se Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parimBajraktari ka vlerësuar edhe përvojën ndërkombëtare të Sejdiut dhe raportet e tij me aleatët e Kosovës, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“Ai e kupton gjithashtu arenën ndërkombëtare, diplomacinë, marrëdhëniet me aleatët dhe rëndësinë jetike të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në postimin e tij.Veprimtari shqiptaro-amerikan ka bërë thirrje që partitë politike në Kosovë, si ato në pushtet ashtu edhe opozita, të veprojnë pa vonesa për zgjedhjen e presidentit.“Kosova ka nevojë për një figurë serioze dhe të respektuar si Bekim Sejdiu, i cili mund t’i bashkojë liderët politikë, institucionet, qytetarët dhe aleatët rreth një qëllimi të përbashkët: forcimit të shtetit të Kosovës”, ka theksuar Bajraktari. Ndryshe, emri i Bekim Sejdiut është përmendur ditët e fundit në media si një nga emrat që po diskutohet për presidentin e ardhshëm të Kosovës. Sipas raportimeve të publikuara në media, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë pajtuar në parim që Sejdiu të jetë kandidat për president, megjithatë deri tani nuk ka pasur konfirmim zyrtar për një marrëveshje përfundimtare. /Telegrafi/Bekim Sejdiu, the ideal candidate for President of Kosova 🇽🇰🇽🇰🇽🇰Few names are being discussed these days for the next President of the Republic of Kosova. One of them is Ambassador and Professor Bekim Sejdiu.Ambassador Sejdiu is a wise choice for Kosova because he carries no… pic.twitter.com/ugburtw4b3— Harry Bajraktari (@HarryBajraktari) August 30, 2026