Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Vorë- Fushë Krujë.
Mësohet se dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”.
Në aksidentin e rëndë ka humbur jetën 26-vjeçari, Xhesjan Zogu në profesion gazetar. Ndërsa ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas burimeve nga spitali i Traumës, i riu ka mbërritur në spital pa shenja jete si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i lënduari tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, por, me parametra jetësor stabël.
/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet fushe krujepolicia

