Lajme Zone
EMRAT/ Kush është prokurori i SPAK-ut që shkoi në zyrën e Agasit?
PolitikëCNA

EMRAT/ Kush është prokurori i SPAK-ut që shkoi në zyrën e Agasit?

Një nga prokurorët e SPAK ka rënë në rrjetën e kamerave në zyrën e “kryeministerit të deleguar” Ergys Agasit, mikut të Edi Ramës dhe njeriut që është kapur në aferën e AKSHI-t me Mirlinda Karçanaj, personazhit që “shqeu” dyert e sigurisë kombëtare nëpërmjet SHISH, që emëroi në administratë dhjetëra drejtorë dhe shkarkoi ministra. Në listën e personave që janë filmuar shkëlqen një prokuror i SPAK,

Një nga prokurorët e SPAK ka rënë në rrjetën e kamerave në zyrën e “kryeministerit të deleguar” Ergys Agasit, mikut të Edi Ramës dhe njeriut që është kapur në aferën e AKSHI-t me Mirlinda Karçanaj, personazhit që “shqeu” dyert e sigurisë kombëtare nëpërmjet SHISH, që emëroi në administratë dhjetëra drejtorë dhe shkarkoi ministra.

Në listën e personave që janë filmuar shkëlqen një prokuror i SPAK, fakt i cili është pranuar zyrtarisht sot nga vetë Prokuroria e Posaçme. Vetë SPAK nuk e mohon praninë e një prokurori, por nuk tregon emrin e tij apo të theksojë regjistrimin e një hetimi ndaj tij. Një prokuror i posaçëm është filmuar në zyrën e Agasit?/ Reagon SPAK-u 2 Tetor, 11:07 Më poshtë po sjellim listën me 20 emra të prokurorëve të SPAK për ta ngushtuar më pas këtë listë dhe për të shkuar tek një emër, se kush është prokurori i posaçëm që ka shkuar në zyrën e Ergys Agasit.

Ky i fundit në deklarimet e shpeshta në rrethet e ngushta theksonte që së shpejti dhe "SPAK do merrej nën kontroll". Në duart e tij qarkullonin të dhënat e hetimeve, mesazhe, komunikime, pjesë të dosjeve hetimore cilat i siguronte nga lidhjet dhe tentakulat brenda SPAK. Nga buronte pushteti i Ergys Agasit?

27 Shtator, 12:32 Në listën prej 20 emrash, një prej të cilëve ka qenë te zyra e Agasit, përjashtohen gjashtë prokuroret, më konkretisht: Anita Jella, Doloreza Musabelliu, Dorina Bejko, Elida Kaçkini, Enkeleda Millonai dhe Manjola Kajana. Kjo sepse, personi që ka qenë është një mashkull i cili ka dhe lidhje familjare me Ergys Agasin. Duke përjashtuar 6 zonja, lista ngushtohet në 14 emra.

Më tej nga kjo listë përjashtohen disa prokurorë të tjerë. Ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, drejtuesi aktual i SPAK, Klodian Braho, ky i fundit i sulmuar nga mediat bashkëpunëtore të Agasit dhe Erion Veliajt, gjatë garës me prokurorin Adnan Xholi. Shërbëtorët mediatikë të Veliajt që gënjyen publikisht për prokurorët e SPAK-ut 7 Shkurt, 12:28 Gara për kreun e SPAK, sulmet ndaj Brahos nga mediat e Veliajt dhe Agasit nuk e përjashtojnë Adnan Xholin si një emër që mund të jetë takuar me Agasin. Emri tjetër që përjashtohet nga kjo listë është prokurori i çështjes së Agasit, Bledar Maksuti.

Dritan Prençi, prokurori gjumash i inceneratorëve, që i kanë rrjedhur mesazhet e dosjeve tek të dyshuarit dhe akuzuarit e tij, është një tjetër emër që përjashtohet. Prençi, mund të dyshohet si një njeri me lidhje afër Agasit, për shkak të dy standardeve të ndjekura me dosjet hetimore, atë të inceneratorëve dhe Belinda Ballukut. Dy standardet e Dritan Prençit, prokurorit që fle mbi dosjen e inceneratorëve 7 Qershor, 11:41 Por, dashurinë më të madhe, Prençi e ka me avokatinë që i bën Erion Veliajt dhe nuk rezulton të ketë qenë prokurori që ka shkuar në zyrën e Agasit.

Ols Dado, është një tjetër emër që përjashtohet. Kjo duke marrë parasysh sulmet e pandalura ndaj tij nga mediat e Veliajt dhe Agasit, përpjekjet e këtij të fundit për të ndihmuar Zdromsin në burgun e Durrësit, pa lënë mënjanë intrigat e Agasit dhe të tijve kundër prokurorit Dado. Pse Erion Veliaj kërkon konflikt me prokurorin Ols Dado

24 Janar, 15:22 Tashmë lista bëhet më e ngushtë: Adnan Xholi, Alfred Shehu, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elvin Gokaj, Ened Nakuçi, Sotir Kllapi dhe Vladimir Mara.

Mes këtyre emrave është dhe prokurori i SPAK që ka takuar Ergys Agasin. Personi mund të jetë i pari në listë apo i renditur deri në fund. Për të mos bërë gazetari thashethemesh, po i marrim të gjithë me radhë duke ju kërkuar ndjesë disa prej tyre, por dhe duke i falenderuar për punën që kanë bërë.

Shkrimin po e mbyllim me një deklaratë të bërë nga ish-kreu i SPAK, Altin Dumani në Shkodër, ku tha se “edhe në SPAK ka prokurorë që flirtojnë me politikën”. Dumani flet hapur: Disa prokurorë dhe gjykatës flirtojnë me pushtetin 25 Janar, 11:56 Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me flirtim politik, por me takimin e një prokurori të SPAK-ut, me Ergys Agsin.

A ka kryer vepër penale dhe duhet të hetohet, kjo është një anë e medaljes. Ana tjetër është etika profesionale dhe morale, i cili për të çliruar institucionin nga akuza dhe për të mos e bërë pis si disa kolegë të tij, minimalisht duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet.

Kjo për shkak se këtë institucion e ka bërë pis me gotat e verës mijëra euroshe dhe uiskin e derdhur në zyrën e Ergys Agasit. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.