Lajme Zone
EMRAT/ Arrestohen 2 të rinj në Shkodër, kultivonin drogë me llamba në banesa
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

EMRAT/ Arrestohen 2 të rinj në Shkodër, kultivonin drogë me llamba në banesa

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohet se ishin të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohet se ishin të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Në pranga kanë rënë Arjon Beqiri, 28 vjeç, banues në Shkodër, dhe Samuel Bercaj, 25 vjeç, banues në fshatin Zagorë.

Ndaj tyre ishte nxjerrë urdhër ndalimi nga Prokuroria e Shkodrës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas Policisë, dy të arrestuarit, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se në janar 2026 kishin përshtatur dy banesa në fshatin Barbullush, ku kultivonin bimë narkotike në ambiente të mbyllura, duke përdorur llamba.

Arrestimi u krye në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Shkodër