Sezoni rinis nga aty ku përfi. Paris Saint Germaini ngriti trofeun e Ligës së Kampioneve për të dytin vit radhazi dhe duket se është ende skuadra për t’u mundur, të paktën kur sheh ndeshjen e saj të parë zyrtare evropiane pikërisht në Superkupën UEFA me Aston Villa. Arsenali arriti në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm pas 20 vitesh dhe i tha lamtumirë ëndrrës për të ngritur trofeun me veshë të mëdhenj. Por për të treguar të gjithë forcën e tij i dha një leksion të mirë Manchester City që nuk e kishte Guardiolën në pankinë duke e mundur 3-0 në Community Shield. Janë këto skuadrat, që në pamje të parë duket se janë ende më të fortat në kontinent. Por mbetet të kuptohet sesi merkatoja i ka ndryshuar apo përmirësuar ekipet e tjera të mëdha të kontinentit si Bayerni i Mynihut, Reali i Madridit, Barcelona, Atletico Madrid, Manchester City dhe Liverpool
PSG – Kolektiv i kompletuar, me automatizma perfektë dhe për shumë aspekte, skuadra e Luis Enrique duket një forcë e vërtetë, e aftë për të përballuar çdo ndeshje. Një skuadër shumë kompetitive që ka sjellë një futbollist krahu si Akliouche që di të luajë në të dyja krahët. I shtoi repartit të sulmit, heroin e botërorit të fundit, Ferran Torres dhe një sulmues tjetër krahu si Godts. Si mbrojtës krahu siguroi Lucas Digne dhe lejoi largimin e Gonçalos Ramos, Kang-in Lee dhe Kolo Muani, që sidoqoftë nuk do të ishin titullarë.
ARSENAL – Fitoi trofeun e parë kombëtar, pas një titulli kampion të fituar pas shumë kohësh. Arteta ka krijuar një skuadër shumë të kuadruar, racionale pa shumë manovra spektakolare, por që duke parë emrat e saj është ndër më të mirat në botë. Grupit kampion të Anglisë dhe nënkampion të Evropës, iu janë bashkuar Bruno Guimarães, ish futbollist i Neëcastle dhe mesfushor titullar te Brazili dhe Tzolis, lojtari i krahut i ardhur nga Brugges. Londinezët lejuan largimin e Trossard dhe me shumë mundësi do të humbasin edhe Gabriel Jesus, por niveli gjithsesi mbetet shumë i lartë.
BAYERN MYNIH – Përtej problemeve neurologjike që po torturojnë Musialën, kampionët e Gjermanisë mbeten gjithnjë ndër klubet më të mëdha të Evropës aktualisht. Futboll sulmues, me limite të dukshme kur humbet topin për shkak të zakonit për të kërkuar vazhdimisht duelet individuale, bavarezët mund të vënë në shënjestër kundërshtarët e mëdhenj edhe në kompeticionin më të rëndësishëm sidomos nëse Kompany don të ndryshojë disa ide në fazën kur skuadra nuk e ka topin dhe në tranzicion. Ka ruajtur boshtin e sezonit të kaluar duke humbur Goretzkan, por duke shtuar elementë të rëndësishëm; marokeni Saibari dhe Nathaniel Broën nga Eintrachti i Frankfurtit
BARCELONA – Të gjithë e dimë kualitetin ofensiv si kolektiv ashtu dhe individual të skuadrës së Flick dhe futbollin e tij të mbështetur te mbrojtja e vendosur lart, pozicionin jashtë lojë i përshtatshëm me epoka të tjera historike dhe tentativat për shkëmbime të shkurtrta për të hapur më pas fushën për duelet një për një me lojtarët e krahut në gjendje për të krijuar superioritet numerik, sidomos Lamine Yamal. Në repartin ofensiv humbi Ferran Torres, Rashford dhe Leëandoëski, por erdhën Adeyemi dhe Gordon. Por sidomos, erdhi Rodri, shtylla e Spanjës kampione e botës. Futbollist i rëndësishëm për manovrën e skuadrës, për të vendosur rregull dhe për të bërë filtrimet në tranzicion negativ.
REAL MADRID – Florentino zgjodhi të kthehet te Mourinho dhe të sjellë në skuadër elementë që me cilësitë e tyre individuale janë në gjendje që t’i japin një sens sulmues një skuadre që do të bëjë forcën mbrojtëse armën e saj më të mirë. Kanë ardhur mbrojtës krahu si Dumfries dhe Cucurella, qendërmbrojtës si Konaté, një sulmues krahu si Diomande dhe një futbollist që i bën të gjitha si Bernardo Silva dhe kanë qëndruar emra të tillë si Valverde, Vinicius, Rodrygo e Mbappé.
MANCHESTER CITY – Humbja më e rëndë është ajo e Pep Guardiolës që u zëvendësua sidoqoftë nga një trajner i shkelqyer si Enzo Maresca. Por nuk do të jetë e lehtë të zëvendësohen Rodri dhe Bernardo Silva si dhe Stones në mbrojtje. Të gjithë elementë kyç në periudhën e artë guardioliane. Erdhi për një shifër rekord Elliot Anderson nga Nottingham Forest, një element shumë i mirë në menaxhimin e mesfushës. A do të mjaftojë ai, së bashku me të mëdhenjtë e tjerë që kanë qëndruar, nga Haaland e Foden, Doku, Semenyo e Chercki, që të mbajnë Manchester City në nivelet e dekadës së fundit?
ATLETICO MADRID – Ajo e Cholo Simeones është gjithnjë një skuadër që nuk duhet nënvlerësuar për një mijë arsye. Jo vetëm për konkretësinë e mishëruar në stemën dhe thelbin e tij, por edhe në atë të trajnerit të tij, por edhe për kualitetet e një skuadre që mund të fluturojë lart. Është e vërtetë që lejoi largimin e Ruggeri dhe Molinas, dy elementë të rëndësishëm në krahë, një qendërmbrojtës si Lenglet apo Nico Gonzales, Almada e Griezmann. Por është gjithashtu e vërtetë se edhe ata që kanë ardhur janë të rëndësishëm. Romero, i kërkuar nga gjysma e Evropës, u vendos nën urdhrat e Simeones. Hjulmand i ardhur nga Sporting Lisbonë është një element i rëndësishëm për repartin qendror dhe po kështu do të jetë i dobishëm edhe Kang in Lee i ardhur nga PSG. Për krahun e majtë është eksperienca e Grimaldo i marrë nga Bayer Leverkusen. LIVERPOOL – Të kaluar nga Slot te Iraola, The Reds kanë lejuar largimin e futbollistëve që kanë bërë historinë e klubit në vitet e fundit me Salah në krye si dheKonate dhe Robertson. Kanë ardhur dy qendërmbrojtës si Jacquet, zbulimi i Ligue 1 sezonin e kaluar me Rennes dhe Araujo nga Barcelona. Më pas u mor edhe një bast i La Ligës, Victor Munoz i Osasuna. Forca e Liverpoolit për sezonin 2026-27 do të jetë kolektivi i bashkuar nga Iraola, një prej trajnerëve më të kërkuar në merkaton e transferimeve të 2026. Top Channel

