Lajme Zone
Aksidenti në liqenin e Komanit, turistët transportohen me helikopter drejt spitalit të Shkodrës, njëri niset drejt Tiranës
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Aksidenti në liqenin e Komanit, turistët transportohen me helikopter drejt spitalit të Shkodrës, njëri niset drejt Tiranës

Pesë turistë kanë mbetur të plagosur pas aksidentimit të dy mjeteve lundruese në liqenin e Komanit.

Pesë turistë kanë mbetur të plagosur pas aksidentimit të dy mjeteve lundruese në liqenin e Komanit. Korrespondenti i Top Channel, Klodian Zhivani bën me dije se katër prej tyre janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Shkodrës dhe njëri drejt Tiranës.

Paraprakisht, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë si shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia e lartë e mjeteve lundruese në një kthesë me fushëpamje të kufizuar.

Megjithatë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Top Channel