Lajme Zone
Emisarët e Trump në Moskë, Putin dy kushte në tavolinë për fundin e luftës në Ukrainë
PolitikëPamfleti

Emisarët e Trump në Moskë, Putin dy kushte në tavolinë për fundin e luftës në Ukrainë

Por Trump nuk e bëri të ditur përmbajtjen e tij. Edhe Ushakovi, në raportimin e tij të vonë të së shtunës në mbrëmje, nuk sqaroi nëse këto “ide” janë vërtet të reja dhe nëse përmbajnë propozime që mund t’i nxjerrin negociatat nga ngërçi. Më e rëndësishmja, këshilltari i Kremlinit nuk tha asgjë për përgjigjen e Putinit ndaj propozimeve amerikane. Po ashtu, ai nuk përmendi ndonjë “ide” të re të paraqitur nga Moska. Për momentin, pra, nuk duket të ketë asnjë përparim konkret.

Këshilltari diplomatik i Kremlinit tha se, gjatë bisedës me dy emisarët amerikanë, Putin foli për sukseset e forcave ruse në fushën e betejës dhe u shpreh i bindur se objektivat e tij ushtarake do të realizohen. Një foto e publikuar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Sputnik tregon Presidentin rus Vladimir Putin duke u takuar me të dërguarit e SHBA-së Steve Witkoff (majtas) dhe Jared Kushner (djathtas) në Kremlin në Moskë më 5 shtator 2026. MIKHAIL METZEL/SPUTNIK NËPËRMJET REUTERS Nën shkëlqimin e artë të Kremlinit, dy të dërguarit e Donald Trumpit i paraqitën Vladimir Putinit “disa ide” për t’i dhënë fund luftës. Por, pas më shumë se tre orësh takimi, të shtunën, më 5 shtator, asnjë detaj nuk doli në publik gjatë deklaratës së shkurtër audio të publikuar nga Juri Ushakovi, këshilltari diplomatik i presidentit rus. Ai e cilësoi bisedën me Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dy njerëzit e afërt të presidentit amerikan, si “konstruktive, jashtëzakonisht të sinqertë dhe të karakterizuar nga besimi”. Një ditë më parë, vetë Donald Trump kishte lënë të kuptohej se kishte një propozim të ri dhe konkret për t’i dhënë fund katër vjet e gjysmë luftë mes Rusisë dhe Ukrainës.

Por Trump nuk e bëri të ditur përmbajtjen e tij. Edhe Ushakovi, në raportimin e tij të vonë të së shtunës në mbrëmje, nuk sqaroi nëse këto “ide” janë vërtet të reja dhe nëse përmbajnë propozime që mund t’i nxjerrin negociatat nga ngërçi. Më e rëndësishmja, këshilltari i Kremlinit nuk tha asgjë për përgjigjen e Putinit ndaj propozimeve amerikane. Po ashtu, ai nuk përmendi ndonjë “ide” të re të paraqitur nga Moska. Për momentin, pra, nuk duket të ketë asnjë përparim konkret.

Vladimir Putin nuk ka bërë vetë asnjë deklaratë pas takimit të tij të tetë me Steve Witkoff. I dërguari amerikan, mik dhe partner biznesi i Donald Trumpit, këtë herë shoqërohej nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, i cili kishte qenë me të edhe në dhjetor 2025 dhe në janar të këtij viti, kur emisarët amerikanë u takuan për herë të fundit në Rusi me kreun e Kremlinit. Që atëherë, konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar një pauzë të gjatë, ndërsa Uashingtoni dhe të dërguarit e tij janë përqendruar më shumë te lufta në Iran sesa te ajo në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë deklaroi të shtunën se dy përfaqësuesit amerikanë diskutuan me presidentin rus “plane thelbësore për hapat e ardhshëm” në Ukrainë. Pa dhënë më shumë hollësi.

Negociatat e mëparshme mes Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuara nga Uashingtoni, nuk kishin sjellë asnjë përparim të rëndësishëm. Këtë herë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët pas takimit u nisën drejtpërdrejt drejt aeroportit pa bërë asnjë deklaratë, priten të dielën në kryeqytetin ukrainas. Ata duhet të takohen me Volodymyr Zelensky. Kjo do të ishte vizita e parë e dy emisarëve në Kiev. Sipas presidentit ukrainas, po shqyrtohet mundësia që Witkoff dhe Kushner të udhëtojnë me avion drejt Kievit, gjë e jashtëzakonshme pasi hapësira ajrore dhe aeroportet ukrainase janë të mbyllura që prej fillimit të konfliktit.

Në një zhvillim të rrallë, dy palët ndërluftuese janë dakordësuar të ndalojnë sulmet reciproke ndaj Moskës dhe Kievit gjatë tre ditëve të misionit amerikan. Megjithatë, Putini theksoi qartë që në fillim të takimit në Kremlin, gjatë deklaratave hyrëse të transmetuara nga televizioni rus, se kjo nuk përbën një armëpushim dhe se ndalimi i sulmeve ruse nuk shtrihet në pjesën tjetër të Ukrainës. Bombardimet ruse në Ukrainë shkaktuan të shtunën të paktën nëntë viktima, mes tyre dy në distriktin e Buçës, pranë kryeqytetit, dhe pesë në rajonin e Dnipros, në pjesën qendrore të vendit, sipas autoriteteve ukrainase.

Që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë në fillim të vitit 2025, Donald Trump ka nisur disa raunde negociatash, me skenarë të ndryshëm, por që në thelb kanë favorizuar Rusinë. Kohët e fundit ai ka lënë të kuptohet se çdo marrëveshje do të përfshinte edhe lëshime territoriale nga Ukraina, një vijë e kuqe për Kievin. “Situata, natyrisht, nuk është e thjeshtë”, pranoi të shtunën Putini në fillim të takimit, sipas pamjeve të transmetuara nga televizioni rus. Nga raportimi i mëvonshëm i Ushakovit, megjithatë, duket se presidenti rus ka qëndruar kryesisht në pozicionet e tij, pa paraqitur propozime reale për t’i dhënë shtysë negociatave.

Këshilltari diplomatik i Kremlinit tha se, gjatë bisedës me dy emisarët amerikanë, Putin foli për sukseset e forcave ruse në fushën e betejës dhe u shpreh i bindur se objektivat e tij ushtarake do të realizohen.

Ai theksoi nevojën për të eliminuar të gjitha “shkaqet rrënjësore të konfliktit”, shprehja e zakonshme me të cilën Kremlini përsërit kërkesat e tij maksimaliste që prej pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022: njohjen nga Ukraina të aneksimit të rajoneve pjesërisht të pushtuara; çmilitarizimin e Kievit; heqjen dorë përfundimisht nga mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO; si dhe “denazifikimin” e vendit, që në praktikë nënkupton vendosjen e një regjimi ukrainas të kontrollueshëm nga Moska. Ushakovi këmbënguli se Witkoff dhe Kushner “morën shënim” deklaratat e Putinit se “regjimi i Kievit nuk e fsheh më natyrën e tij të vërtetë, duke rivarrosur nazistët”.

Ashtu si në takimet e mëparshme me Witkoffin, kreu i Kremlinit shoqërohej jo vetëm nga Ushakovi, por edhe nga Kirill Dmitriev, njeriu i besuar i presidentit rus për negocimin e arkitekturës së “planit të paqes” të kërkuar nga Shtëpia e Bardhë. Në të njëjtën kohë, si drejtues i Fondit Rus të Investimeve Direkte, Dmitriev solli sërish në tryezë çështjet ekonomike dhe projektet e mëdha që Moska dëshiron të zhvillojë me SHBA-në në të ardhmen. Moska ia ka paraqitur këto projekte Donald Trumpit si një joshje ekonomike që prej takimit të tij me Putinin në Alaskë, më 15 gusht 2025.

Në Moskë, të shtunën, ishte Dmitrievi ai që priti dy emisarët amerikanë në aeroport. Më pas, ndërsa gjatë gjithë ditës Putini ishte më i angazhuar me ceremonitë e organizuara për përvjetorin e themelimit të kryeqytetit rus sesa me perspektivën e negociatave për Ukrainën, ai i mori mysafirët për të ngrënë në një restorant. Gjatë një prej ndalesave të tyre në qytet, të tre u shfaqën nën një pankartë me një domethënie të fortë simbolike. Mesazhi, i përsëritur vazhdimisht nga propaganda e luftës së Kremlinit, ishte i qartë: “Gjithçka për fitoren”./ Përshtatur nga Le Mondedy kushtet e putin për trump lufta në ukrainë kushner trump Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Mitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euro 6 Shtator 2026, 09:4409:44Rajoni dhe Bota Moderatorja televizive dënohet me vdekje në Egjipt , 39-vjeçarja pjesë e një organizate për trafik droge 6 Shtator 2026, 09:2509:25Rajoni dhe Bota “Patriot Passport”/ Djali i Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e babait të tij (Video) 6 Shtator 2026, 09:0709:07Rajoni dhe Bota Përshkallëzohet lufta SHBA-Iran në Hormuz, Garda Revolucionare godet anijen amerikane 6 Shtator 2026, 08:1908:19Rajoni dhe Bota Takimi në Moskë mes dhëndrit të Trump dhe Vladimir Putin; kur do të përfjë lufta në Ukrainë? 6 Shtator 2026, 07:1207:12Rajoni dhe Bota Pse Greqia zgjodhi Izraelin për “Mburojën e Akilit”? 5 Shtator 2026, 22:5522:55Rajoni dhe Bota