Lajme Zone
Emigrantët sjellin më shumë para/ Banka e Shqipërisë: 621 milionë euro në 6 muaj, më shumë se në 2025
EkonomiABC News Albania

Emigrantët sjellin më shumë para/ Banka e Shqipërisë: 621 milionë euro në 6 muaj, më shumë se në 2025

Dërgesat e emigrantëve drejt Shqipërisë kanë vijuar rritjen, duke shënuar një tjetër rekord. Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, emigrantët sollën në vend rreth 621 milionë euro, një shifër dukshëm më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, remitancat janë rritur me rreth 16.7% në terma vjetorë, duke konfirmuar peshën e rëndësishme që kanë dërgesat e emigrantëve në ekonominë shqiptare.

Rritja më e fortë erdhi veçanërishttremujorit të dytë të vitit, kur në Shqipëri hynë rreth 347 milionë euro nga emigrantët. Në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo përfaqëson një zgjerim prej rreth 23%. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Pjesa më e madhe e këtyre dërgesave ka ardhur përmes kanaleve formale të transferimit të parave, duke konfirmuar rritjen e përdorimit të sistemit bankar dhe shërbimeve të tjera të transfertave.

Megjithatë, gjatë kësaj periudhe është vërejtur rritje edhe e dërgesave në cash, të cilat vijojnë të përbëjnë një pjesë të rëndësishme të parave që emigrantët sjellin në Shqipëri.

Shifrat e Bankës së Shqipërisëtregojnë se diaspora shqiptare vijon të kenë një rol të rëndësishëm në mbështetjen financiare të familjeve në atdhe. Flukset e parave të dërguara prej tyre ndikojnë edhe në konsum, në kursime dhe aktivitetin ekonomik në vend.

Me ritmet e regjistruara gjatë këtij viti, dërgesat e emigrantëve pritet të mbeten një nga burimet kryesore të valutës për Shqipërinë, së bashku me të ardhurat nga turizmi dhe investimet e huaja direkte. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet