Kryeministri Edi Rama ka kërkuar rritjen e përgjegjshmërisë dhe disiplinës në administratën publike, duke vënë theksin te respektimi i afateve dhe përgjigjet ndaj qytetarëve.
Rama tha se çdo vonesë duhet të ketë një përgjegjës të përcaktuar, ndërsa kostoja e shkeljes së afatit duhet të përballohet nga ai që mban përgjegjësinë.
Kryeministri u ndal edhe te çështjet që përballen me pengesa apo ndalesa ligjore. Sipas tij, këto raste duhet të kategorizohen qartë, në mënyrë që vendimmarrësit të përcaktojnë nëse një pengesë duhet të hiqet apo të mbetet në fuqi. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në fokus të kërkesës së tij janë edhe zëvendësministrat. Rama tha se ndjekja e përgjigjeve dhe respektimi i afateve duhet të jetë prioriteti i tyre kryesor i punës së përditshme.
“ Kur ti i vonon dhe del nga afati, ti duhet të marrësh koston tënde dhe këtë gjë ne do ta bëjmë me ligjin e Pasqyrës në të cilin ne do përcaktojmë se çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin dhe përgjegjësi duhet të marrë koston.
Të gjitha ato çështje që kanë ndalesë ligjore, duhen ndarë në kategori të ndryshme dhe në atë moment pastaj, është çështja e vendimmarrësve që të thonë “kjo ndalesë zgjidhet, kjo ndalesë duhet të qëndrojë” dhe njerëzve u duhet thënë kjo, nuk bëhet, “edhe po, dhe jo, as mish as peshk, as këtej, as andej” quhet torturë, nuk quhet përgjigje.
Zëvendësministrat që janë të përcaktuar duhet ta kenë këtë prioritetin numër një të punës së tyre të përditshme, duhet ta nisin ditën me sa përgjigje u dhanë dje, sa përgjigje duhen dhënë sot dhe sa përgjigje nuk u dhanë në kohë dhe duhet të merren pastaj me ato përgjigje nuk u dhanë në kohë. Pse nuk u dhanë?” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

