Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vizite të kundërshtarëve të projektit të Muzeut Hebraik në Vlorë, duke akuzuar grupin se po përhap pretendime të rreme për shkatërrimin e Muzeut Labëria.
Sipas Ramës, kantieri i Muzeut Hebraik përbën një projekt me rëndësi për kujtesën historike të Vlorës dhe për rolin e qytetit në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kryeministri akuzon më tej grupin se po pretendon se projekti po dëmton Muzeun Labëria, duke e cilësuar këtë pretendim si “shpifarak”. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Rama deklaron se Muzeu Labëria nuk do të zhduket, por do të rikonstruktohet. Sipas tij, me kërkesën e tij, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mijë dollarë për hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria.
“ Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës – një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore – me pretendimin pervers dhe shpifarak se medemek po u shkatërroka Muzeu Labëria ose ndryshe Muzeu Etnografik. Çeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual sulmesh mbi kantieret e transformimit epokal të Vlorës, por populli vlonjat duhet ta dijë që me kërkesën time, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mije USD per hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria, një karakatinë e degraduar totalisht që do të kthehet krahas Muzeut Hebraik në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës patriotike e turistike. Dhe Lesko Pijaniku do vrapojë tek kantieret e radhës, njësoj siç vrapon përnatë pas kecave e pulave që shoqërojnë rrëketë e rakisë në gurmazin e pangopur të tij” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

