Lajme Zone
Emigrantë nga Maroku mësyjnë në Ceuta, Sánchez fajëson rrjetet e trafikimit
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Emigrantë nga Maroku mësyjnë në Ceuta, Sánchez fajëson rrjetet e trafikimit

Një valë e madhe emigrantësh ka mbërritur në enklavën span...

Një valë e madhe emigrantësh ka mbërritur në enklavën spanjolle të Ceutës, duke shkaktuar një situatë të tensionuar në kufirin mes Spanjës dhe Marokut. Sipas autoriteteve spanjolle, dhjetëra mijëra persona kanë hyrë në territor, ndërsa mediat lokale raportojnë edhe për viktima gjatë përpjekjeve për kalim.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, deklaroi se situata përbën një shkelje të integritetit territorial të vendit dhe fajësoi rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore për nxitjen e emigrantëve drejt Ceutës. Sipas tij, grupet kriminale kanë keqinterpretuar një vendim të fundit të Gjykatës Supreme të Spanjës lidhur me trajtimin e emigrantëve të ndaluar në det.

Autoritetet spanjolle bëjnë të ditur se mijëra persona janë rikthyer vullnetarisht në Marok, ndërsa ushtria dhe forcat e sigurisë janë vendosur në Ceuta dhe Melilla për të përforcuar kontrollin kufitar.

Banorët e Ceutës përshkruajnë një situatë kaotike, me mijëra emigrantë të shpërndarë në rrugët e qytetit në kërkim të ushqimit dhe ndihmës. Shumë prej tyre shprehen të shqetësuar për sigurinë, ndërsa autoritetet lokale kanë kërkuar mbështetje shtesë nga qeveria në Madrid.

Ndërkohë, zhvillimet kanë shkaktuar reagime edhe në arenën ndërkombëtare. Disa liderë evropianë kanë bërë thirrje për forcimin e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, ndërsa qeveria spanjolle ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me Marokun për menaxhimin e situatës dhe kthimin e emigrantëve që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.