I gjithë qyteti i Elbasanit ka mbetur pa ujë të pijshëm për shkak të një defekti të rëndë në tubacionin kryesor të ujësjellësit. Sipas njoftimit të Ujësjellës Kanalizime Rajoni Elbasan, defekti është konstatuar pranë Parkut Rinia, duke shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë në të gjitha lagjet e qytetit.Lexo edhe:Moti për sot, 21 nëntor/ Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja çfarë parashikohet për këtë të shtunë Defekti i rëndë është konstatuar në tubacionin kryesor të ujësjellësit, me diametër DN 400, pranë Parkut Rinia dhe ka sjellë ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në të gjithë qytetin e Elbasanit. Autoritetet parashikojnë që furnizimi me ujë të rikthehet gjatë orëve të mbrëmjes.

