Nga Elbasani gazetarja e Syri Tv, informon se në afërsi të urës së Shkumbinit, si pasojë e reshjeve intensive, është çarë asfalti i rrugës, duke detyruar autoritetet të bllokojnë përkohësisht qarkullimin e mjeteve në këtë pjesë, për të garantuar sigurinë e drejtuesve dhe pasagjerëve. Ndërkohë, problematika janë evidentuar edhe në fshatrat e Njësisë Administrative Shushicë, ku reshjet kanë krijuar vështirësi në funksionimin normal të kanaleve kulluese.Lexo edhe:Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

