Lajme Zone
Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u gjet me duar të lidhura në bagazhin e një makine! Dyshohet larje hesapesh për trafikun e drogës (EMRI)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u gjet me duar të lidhura në bagazhin e një makine! Dyshohet larje hesapesh për trafikun e drogës (EMRI)

Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. Sipas mediave, trupi i tij i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm brenda një automjeti. Sipas Prokurorisë së Padovës,

Itali - Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. Sipas mediave, trupi i tij i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm brenda një automjeti. Sipas Prokurorisë së Padovës, viktima është identifikuar si një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili nuk kishte një adresë të qëndrueshme banimi. Nga ekzaminimet paraprake mjeko-ligjore dyshohet se Ferdinant Hoti është vrarë me armë zjarri. Hipoteza kryesore e hetuesve është se ngjarja mund të lidhet me larje hesapesh në qarqe kriminale të përfshira në trafikun e drogës. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e vrasjes. LEXO edhe...Itali/ Vrasja mafioze e ‘Diabolik’, 7 persona në pranga! Kreu i klanit Senese urdhëroi ekzekutimin! Si planifikuan hakmarrjen shqiptarët e Elvis Demçes Karabinierët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth, ndërsa ekspertët do të ekzaminojnë me kujdes automjetin tip Fiat Bravo, për të kërkuar gjurmë të mundshme gjaku. Këto prova mund të ndihmojnë në përcaktimin e kohës dhe mënyrës se si trupi është futur në makinë. Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse 35-vjeçari është vrarë në një vend tjetër dhe më pas është transportuar i pajetë në bagazh, apo nëse është qëlluar për vdekje pasi ndodhej brenda automjetit. Një detaj i rëndësishëm për hetimin është fakti se sediljet e pasme të makinës ishin të palosura, ndërsa duart e viktimës ishin të lidhura. lajm ne perditesim Xh.K/ReportTv.al itali vrasje me armë zjarri shqiptar Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.1% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6.1% Vota total: 2643 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?