SARANDË- Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e dy autorëve të cilët ekzekutuan Artan Myrtaj në qendër të Sarandës, i njohur dhe si “Tani i Rruzhdiut”. Një grup hetimor i ngritur nga seksioni i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, po drejton hetimet për zbardhjen e eliminimit të Myrtajt, i cili u qëllua sapo doli nga një kafe në qendër të Sarandës te ish-agjencia. Dy autorë të maskuar me skafandra dhe me motor, qëlluan me breshëri plumbash ndaj 44-vjeçarit. Sapo ai i pikasi autorët, tentoi të largohej me vrap, por breshëria e plumbave u derdh drejt trupit të tij duke e lënë të vdekur në vend. 16 gëzhoja plumbash janë gjetur nga grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ndërsa burimet thonë se dy autorët kanë qëlluar me 2 armë të ndryshme. Grupi hetimor ende nuk ka asnjë të dhënë se në cilin drejtim janë larguar autorët dhe deri më tani nuk është gjetur as motori dhe as armët e përdorura në krim. Nga atentati u plagos një 73-vjeçar, Xhevdet Skëndaj, i cili mori një plumb në shpinë teksa thjesht po kalonte në rrugë. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës dhe po merr ndihmë mjekësore. LEXO EDHE:Zjarrfikësit e Vlorës takojnë drejtuesit e Bashkisë, dorëzojnë 5 kërkesa për pagat dhe orët shtesë: Zbatoni të drejtat që na takojnë me ligj (VIDEO) Pista kryesore e hetimit do të jetë një ngjarje e vitit të kaluar në Sarandë. Viktima e kësaj të diele Artan Myrtaj kishte vetëm pak javë që ishte liruar nga burgu dhe ishte lënë në detyrim paraqitje, pasi u arrestua korrikun e vitit 2025, i përfshirë në ngjarjen kur Ramadan Zoto plagosi dy të rinj nga Kamza, për shkak të një konflikti për tokat në bregdet. Plagosja e dy të rinjve nga Kamza u pasua nga një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë, shpërthimi me tritol i makinës së Klaus Jaçajt, vrasja e babait të tij, Isufit, dhe djegia e lokalit që Ramadan Zoto kishte dhënë me qira në Ksamil. SI.E./Shqiptarja.com TAG: vrasja e artan myrtajt Artan Myrtaj Vlore sarande Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Turi: 21/09/2026 11:10 Ky është profelalizmi i policisë në një vend të vogël Përgjigju Sondazhi i ditës:
16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.7% Të gabuar 88.3% Nuk e di 5% Vota total: 6079 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

