Lajme Zone
Ekzekutimi i Isuf Jaçajt në Sarandë/ Zbardhen detajet
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ekzekutimi i Isuf Jaçajt në Sarandë/ Zbardhen detajet

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbardhur rrethan...

Isuf Jaçaj Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbardhur rrethanat e ekzekutimin e Isuf Jaçajt, 58-vjeçarit që humbi jetën pas shpërthimit të makinës së tij me tritol, më 5 tetor 2025, në Sarandë.

Sipas të dhënave të dosjes hetimore, Isuf Jaçaj kishte tentuar të komunikonte me të birin përmes telefonatave dhe mesazheve, duke i kërkuar të mos qëndronte në arrati, por të dorëzohej në organet e drejtësisë.

Kjo pasi i biri, Klaus Jaçaj ishte përfshirë në përplasjen e armatosur të ndodhur në ambientet e “Kozi Bistro”, në Sarandë.

Vetëm në pak kohë më vonë, 58-vjeçari u bë vetë objekt i një atentati me eksploziv.

Ndërkohë, automjeti me të cilin udhëtonte shpërtheu pas vendosjes së një sasie të konsiderueshme tritoli, duke i marrë jetën.

Jaçaj punonte në sektorin e turizmit, ku transportonte turistë me skaf përgjatë bregdetit të Sarandës. Ekzekutimi i tij me eksploziv tronditi qytetin bregdetar, ndërsa rrethanat dhe motivet e atentatit mbetën në fokus të hetimeve.

Mesazhet dhe telefonatat ku ai i kërkonte të birit të dorëzohej në polici janë ndër elementet që përmenden në këtë dosje hetimore./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.