Lajme Zone
Ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari nga Mati, i akuzuar për sigurimin e kushteve për vrasje
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari nga Mati, i akuzuar për sigurimin e kushteve për vrasje

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar në Shqipëri në kuadër të operacionit “The Wanted”. Policia e Shtetit bën me dije se, në vijim të bashkëpunimit me homologët gjermanë, specialistët e Interpol Tiranës kanë kryer ekstradimin nga Frankfurti drejt Shqipërisë të një 29-vjeçari me inicialet A. Gj., lindur dhe banues në Mat. Sipas policisë, ai ishte shpallur në kërkim n

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar në Shqipëri në kuadër të operacionit “The Wanted”.

Policia e Shtetit bën me dije se, në vijim të bashkëpunimit me homologët gjermanë, specialistët e Interpol Tiranës kanë kryer ekstradimin nga Frankfurti drejt Shqipërisë të një 29-vjeçari me inicialet A. Gj., lindur dhe banues në Mat.

Sipas policisë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në maj të vitit 2024, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

29-vjeçari dyshohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formën e bashkëpunimit si grup i strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Arrestimi i tij në Gjermani u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, ndërsa më pas u realizua ekstradimi drejt vendit tonë.

Operacioni “The Wanted” vijon në kuadër të përpjekjeve për lokalizimin dhe kthimin në Shqipëri të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet The Wanted