Lajme Zone
Firmoset urdhri për transferimin e Ergys Agasit, mbahet sekret burgu ku do të dërgohet
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Firmoset urdhri për transferimin e Ergys Agasit, mbahet sekret burgu ku do të dërgohet

Mësohet se Sadleva Bodo ka firmosur urdhrin përkatës për transferimin e Agasit.

Ergys Agasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka firmosur urdhrin për transferimin e Ergys Agasit nga paraburgimi i Bradasheshit në Elbasan drejt një institucioni tjetër paraburgimi. Për arsye sigurie, autoritetet nuk kanë konfirmuar destinacionin ku do të dërgohet Agasi. Forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë mbërritur në paraburgimin e Bradasheshit për të kryer procedurat e transferimit. Pas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, edhe Ergys Agasi pritet të transferohet nga institucioni ku ndodhet aktualisht.

Mësohet se Sadleva Bodo ka firmosur urdhrin përkatës për transferimin e Agasit.

Ndërkohë, forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë mbërritur në paraburgimin e Bradasheshit për të kryer procedurat e transferimit.

Autoritetet nuk kanë bërë publik emrin e institucionit ku do të dërgojnë Agasin, duke e mbajtur sekret destinacionin për arsye sigurie.

Deri tani nuk ka një njoftim për përfundimin e transferimit.

Kujtojmë që dy javë më parë, më 13 tetor, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) zhvilluan një kontroll të befasishëm në paraburgimin e Bradasheshit, ku në qelinë e Ergys Agasit, sekuestruan disa aparate celularë. Kontrolli erdhi vetëm një ditë pas shkarkimit të Adriatik Kupit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Telefonat e sekuestruar iu nënshtruan ekspertimit nga SPAK për të verifikuar komunikimet e kryera përmes tyre, ndërsa mbeti e paqartë se kujt i përkisnin pajisjet dhe si kishin hyrë në ambientet e paraburgimit.

Ergys Agasi akuzohet nga SPAK për të paktën shtatë vepra penale në kuadër të dosjes së AKSHI-t, mes tyre edhe korrupsionin. Agasi u arrestua në zonën e Plepave në Durrës, pas disa javësh vëzhgimi nga SPAK dhe ndjekjes nga policia që prej Elbasanit. Në momentin e arrestimit, ai udhëtonte në një automjet që drejtohej nga ish-zyrtari i lartë i Policisë së Elbasanit, Ulian Shpataraku. Pas arrestimit, Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”, të caktuar ndaj tij në mungesë që prej dhjetorit 2025.ergys agasi burg transferim Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Gjoba deri në 5 milionë lekë, "The Guardian": Qeveria përpiqet të shtypë protestat e studentëve kundër Ramës 29 Tetor 2026, 08:5108:51Aktualitet Tragjedia me 68 viktima në Spanjë/ Tre gabimet që çuan në përplasjen e trenave, dorëhiqet ministri 29 Tetor 2026, 08:1808:18Aktualitet “Enveri sillej me mua si prind, shtëpinë e tij e kisha si…”/ Dëshmia e Vasil Gjymyshanës nga Berati, në biografinë e vitit 1969 29 Tetor 2026, 08:0608:06Aktualitet Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin 29 Tetor 2026, 07:2707:27Aktualitet Temperatura deri në 22 gradë, si do të jetë moti për sot 29 Tetor 2026, 07:1307:13Aktualitet Transferimi në Fier, Veliaj letër nga burgu: Në izolim pranë tre vrasësve, pa ujë dhe pa kujdes mjekësor 28 Tetor 2026, 22:5222:52Aktualitet