Një lëndë plasëse e pashpërthyer është gjetur pranë derës së një lokali në pronësi të 38-vjeçarit Klevis Hyka. Ngjarja është regjistruar rreth 06:30, në rrugën “Berisha”. LEXO edhe...Nxitjet për dhunë në protestë, hyn në 'fushë' AntiTerrori! Në hetim Gent Progni, linçoi policët! Protestuesi 'gazetar' mbledh lekë me mashtrime në 'GoFundMe' Shërbimet e specializuara xheniere hoqën lëndën plasëse, teksa policia vijon hetimet për ngjarjen e plotë të rrethanave. “Më datë 29.10.2026, rreth orës 06:30, në rrugën “Berisha”, në Kamëz, është konstatuar një sasi e dyshuar lënde plasëse, e vendosur pranë derës së një subjekti (lokal), në pronësi të shtetasit K. H., 38 vjeç, e cila nuk ka shpërthyer. Shërbimet e specializuara xheniere kanë bërë të mundur heqjen e lëndës së dyshuar plasëse nga vendngjarja. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi sot policia. Xh.K/ReportTv.al Tirane lende plasese kamez Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.4% Jo 23.8% Nuk e di 2.8% Vota total: 4904 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

