Lajme Zone
Ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari i kërkuar në Shqipëri, akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje
BotëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari i kërkuar në Shqipëri, akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. Bëhet fjalë për shtetasin B. H. A., 30 vjeç, lindur në Kukës, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ekstradimi u realizua si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit informativ e operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit në Tiranë dhe homologëve të Interpol Abu Dhabit. Sipas autoriteteve shqiptare, 30-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”. Vendimi për masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj tij ishte marrë në vitin 2024 nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës. Operacioni “The Wanted” vijon në kuadër të bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare me homologët ndërkombëtarë për lokalizimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.