Lajme Zone
Ekstradohet kimisti nga Kolumbia/ Saimir Rosales Rodriguez i dënuar me 14 vite për perpunimin e kokainës në Frakull
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ekstradohet kimisti nga Kolumbia/ Saimir Rosales Rodriguez i dënuar me 14 vite për perpunimin e kokainës në Frakull

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri Saimir Rosales Rodriguez, pjesë e dosjes së laboratorit të kokainës në Frakull.

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri Saimir Rosales Rodriguez, pjesë e dosjes së laboratorit të kokainës në Frakull.

Rodriguez do të vuajë 14 vite burg në Shqipëri, pasi akuzohej si kimisti që do të përpunonte dhe ndante kokainën në laboratorin e zbuluar në Frakull.

Gjykata e Posaçme e dënoi me 14 vite burg Saimir Rosales Rodriguez, pasi ai akuzohet nga SPAK se do të përpunonte një sasi të madhe kokaine në një laborator në Frakull të Fierit, që u zbulua disa vite më parë nga autoritetet. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit Adnan Xholi dhe dënoi me 14 vite burg kolumbianin, më 30 qershor, për kryerjen e disa veprave penale që lidhen me grupin e strukturuar kriminal, trafikimin e narkotikëve etj.

Ky i fundit u gjykua në mungesë, pasi ndodhet i arrestuar në Kolumbi prej shtatorit të vitit të kaluar dhe pritet të kryhen procedurat për ekstradimin e tij drejt Tiranës, për llogari të këtij vendimi që u shpall nga gjyqtarja Fjorela Davidhi.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme treguan se kolumbiani kishte rol kyç në procesin e përpunimit dhe ndarjes së lëndës narkotike në laboratorin që u zbulua gjatë operacionit të autoriteteve shqiptare.

Sipas hetimeve të SPAK, Rodriguez udhëtoi nga Kolumbia drejt Greqisë, më pas në Mal të Zi dhe në Shqipëri, me detyrën për të nxjerrë kokainën e përzier nga plehu kimik, ndërsa sasia e kokainës që dyshohet se do të përpunohej në laborator llogaritet rreth 480 kilogramë.

Struktura e Posaçme dokumentoi se ngarkesa kishte hyrë në Shqipëri në muajin shtator të vitit 2022 dhe ishte transportuar drejt Frakullës së Madhe në Fier. Organi i akuzës dokumentoi se kimisti mori një kampion nga ngarkesa, duke konfirmuar praninë e kokainës në plehun organik.

Hetimi lidhur me këtë çështje është ndarë në disa fraksione, ku një pjesë e anëtarëve janë dënuar, një pjesë tjetër ndodhen në proces gjyqësor, teksa SPAK po heton ende një fraksion tjetër, ku ka identifikuar disa anëtarë të tjerë, 5 prej të cilëve janë me masë sigurie./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet frakullkokaine