Lajme Zone
EkonomiShqiptarja

Ekskluzive/ Vlonjati u bë izraelit në letra! Nga llogaria e punonjësit në pension të Gjendjes Civile u prodhuan 10 identitete false të shqiptarëve


Rasti më flagrant, është ai i një të riu nga Lezha me mbiemrin Vokkri. Më 2 qershor të 2025-ës, ai ndërroi dy herë brenda ditës mbiemrin dhe vitin e lindjes, duke u bërë fiktivisht 1 vit më i vogël

Një llogari e lënë aktive në Gjendjen Civile, me emrin e përdoruesit të një punonjësi të dalë në pension prej 3 vitesh, është përdorur për të paktën 7 muaj nga persona të paautorizuar. Ata kanë bërë ndryshime të identiteteve dhe datëlindjeve të të paktën 10 qytetarëve, të cilët me emrat dhe mbiemrat realë, kishin probleme me ligjin. Pikërisht nga kjo llogari, ndërroi identitetet edhe Indrit Aliu, vlonjati i dënuar për mashtrim, i cili mori në janar të këtij viti, emër dhe mbiemër izraelit, David Isaac. *** Tridhjetë e gjashtë veprime në total janë kryer nga llogaria e një ish-punonjësi të Gjendjes Civile, i cili ishte larguar nga puna në vitin 2023 pasi doli në pension. LEXO EDHE: Tirana bëhet e ‘paprekshme’ për çmimet e pronave, eksperti në Report TV: Zonat e lira ku mund të blihet po pakësohen Persona të paautorizuar dhe ende të paidentifikuar nga Prokuroria e Tiranës, kanë pasur akses në llogarinë e tij dhe kanë arritur të futen në sistemin e Gjendjes Civile, duke ndërruar identitetet e personave që kishin probleme me ligjin. Në 7 muaj, të paktën 10 qytetarë, nga 25 prilli i 2025-ës deri në 27 nëntor të atij viti, kanë ndërruar emrin, mbiemrin apo datëlindjen në gjendjet civile ku janë banues, përmes këtij ‘username’ të lënë aktiv edhe pse punonjësi kishte dalë në pension. Në dosjen që Report Tv e disponon, prokurori Ndini Tavani, ka arritur të zbulojë IP-të e kompjuterëve nga këta persona kanë hyrë në llogarinë e Gjendjes Civile. Vendndodhja e përdoruesve është nga Britania e madhe dhe Shqipëria. Nga një IP e lokalizuar në Tiranë, është bërë ndërhyrja në sistemin e gjendjes civile për të ndërruar në nëntor të 2025-ës, identitetin e një shqiptari të dënuar për mashtrim, 41-vjecarit Indrit Aliu, alias Kolleshi, në Davis Isaac. Vlonjati, i cili është shpallur në kërkim për falsifikim të dokumenteve, dorëzoi në zyrën e njësisë 3 një dokument fals si të shtetit të Izraelit për ndryshimin e emrit dhe mbiemrit të tij, dhe përmes tij, arriti që me ndërhyrjen në sistem përmes llogarisë aktive të ish-punonjësit, të marrë identitetin e ri. Sipas dosjes hetimore, David Issac figuron me kontribute dhe i punësuar në 2 subjekte, Albanian Israel Development & Investment Corporation dhe “Lespipa”, ndërsa rezulton administrator i “Shalomsmile”, klinikë dentare, me 2 punonjës, vetë ai me pagë 153,167 lekë dhe bashkëshortja, nga e cila kishte marrë mbiemrin Kolleshi në 2021-shin. Me ndryshimin e emrit dhe mbiemrit, automatikisht ndryshoi mbiemër edhe vajza e tij e mitur, e lindur në 2022-shin. Në sistem figurojnë pasaporta të lëshuara me 2 emrat e tij të parë, si dhe certifikatat që dalin nga sistemi gjatë periudhës 2026 e njohin atë me emrin e ri, David Isaac. Historia e tij është vetëm maja e ajsbergut. Më të njëjtin user janë ndryshuar identitete të personave të tjerë, janë bërë divorce, lidhje martesore, e bashkime familjare Rasti më flagrant, është ai i një të riu nga Lezha me mbiemrin Vokkri. Më 2 qershor të 2025-ës, ai ndërroi brenda ditës, së pari mbiemrin, duke e kaluar në Voki, më pas datëlindjen, duke u bërë fiktivisht 1 vit më i vogël, dhe sërish mbiemrin, duke kaluar në Malaj. Për të njëjtin janë bërë edhe veprime të tjera, duke u bashkuar në një certifikatë familjare me dy pjesëtarë me mbiemrin Malaj. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë G.M./Shqiptarja.com TAG: Falsifikim dokumentesh Tirane username gjendje civile Indrit Aliu David Isaac Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.9 / 5 (8 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.8% Të gabuar 89.4% Nuk e di 4.8% Vota total: 3777 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?