Lajme Zone
Familja s’ka reshtur së kërkuari, asnjë gjurmë për 68-vjeçarin e zhdukur prej më shumë se 2 vitesh
EkonomiJOQ Albania

Familja s’ka reshtur së kërkuari, asnjë gjurmë për 68-vjeçarin e zhdukur prej më shumë se 2 vitesh

Një 68-vjeçar nga Elbasani rezulton i zhdukur prej rreth dy vitesh e gjysmë, ndërsa familjarët vijojnë ta kërkojnë dhe thonë se nuk kanë mundur të marrin asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Një 68-vjeçar nga Elbasani rezulton i zhdukur prej rreth dy vitesh e gjysmë, ndërsa familjarët vijojnë ta kërkojnë dhe thonë se nuk kanë mundur të marrin asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Sipas djalit të tij, 68-vjeçari është larguar nga banesa duke u thënë familjarëve se do të shkonte për punë. Fillimisht u ka thënë se do të shkonte në Divjakë, ndërsa më pas, gjatë komunikimeve telefonike, ka deklaruar se ndodhej në Vlorë dhe më vonë në Lushnjë.

Pas këtyre telefonatave, familja ka humbur kontaktin me të. Djali tregon se familjarët janë interesuar edhe pranë Policisë, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë informacion që t’u tregojë se ku ndodhet babai i tyre.

Familjari shprehet se babai i tij, Bektash Latollari, kishte edhe disa probleme të shëndetit mendor dhe se ndonjëherë nuk arrinte të kuptonte mirë atë që i thuhej, çka e shton shqetësimin e tyre për fatin e tij.

“Kemi gati dy vjet e gjysmë që po e kërkojmë, por nuk dimë ku është. Të paktën të dimë ku ndodhet dhe a është mirë”, shprehet i biri.

Familja kërkon ndihmën e kujtdo që mund të ketë informacion për 68-vjeçarin ose që mund ta ketë parë gjatë kësaj periudhe, që të kontaktojë redaksinë e JOQ Albania.